AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Takimi i figurave të PD-së me ftesë të Salianjit”, Kalaja zbulon çfarë u diskutua

by SHT Media
28/11/2025
in Politikë
6
0
“Takimi i figurave të PD-së me ftesë të Salianjit”, Kalaja zbulon çfarë u diskutua
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në “Now me Erla Mëhllin”, Aulon Kalaja shpjegoi se çfarë ndodhi në takimin e kësaj të enjte mes një sërë figurash të Partisë Demokratike.

Si pjesëmarrës aty, Kalaja tha se ky takim nuk është as lëvizje e re, as fraksion, as tentativë për të krijuar një parti të re por thjesht një kafe miqësore mes demokratësh, ku sipas tij u parashtruan sfidat dhe problemet që po kalon PD-ja.

Kalaja tha se ftesa është bërë nga Ervin Salianji, ndërsa takimi u zhvillua në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, ku u mblodhën disa nga emrat më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.

“Ishte një takim që nuk u zhvillua në PD, ishte takim i thjeshtë mes disa demokratëve që kanë marrë mjaft vota nga lista e hapur. Nuk është as parti e re, nuk jam pjesë e asnjë lëvizjeje, asnjë fraksioni të ri ose partie të re. Ishte thjesht një kafe miqësore. Nuk u prodhua as lajm, as deklaratë, as foto. U fol për çështje që shqetësojnë PD-në. Kam pasur kritika për PD-në dhe i kam bërë publikisht. M’u kërkua në telefon të marr pjesë në këtë takim, ftesa është bërë nga Ervin Salianji. Unë kam marrë pjesë në këtë takim dhe do marr pjesë në çdo takim që është në të mirën e PD dhe ringritjen e saj”, tha Kalaja.

Ai shtoi se secili ka folur për problematikat e qarkut të vet.

“Kemi folur për problematikat dhe sfidat. Unë fola për Durrësin dhe të tjerët për qarqet përkatëse. Gjykoj që është momenti historik për PD-në që të nisë një proces reflektimi me një ide sesi fitohet. PD është një parti që duhet të fitojë zgjedhjet dhe të vijë në pushtet, kjo është ideja kryesore. Unë do them se çfarë kam folur vetë dhe qëndrimet e mia, se nuk është etike të nxjerr diskutimet e të tjerëve”, tha ai.

Kalaja theksoi se një nga temat kryesore ka qenë edhe kodi zgjedhor.

“Kam folur për kodin zgjedhor, ku PD është në një moment që do bëhet kodi i ri zgjedhor dhe duhet të pyetet baza, duhet të pyeten kandidatët. Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur që nga marsi. Gjykoj që është momenti të mblidhemi të flasim për analizën dhe kodin zgjedhor. Bashkia e Krujës ka 100 mijë banorë dhe nuk ka asnjë deputet në parlament, as nga PS dhe as nga PD. Ky është kodi zgjedhor që kemi dhe janë shqetësime që duhen adresuar”, tha Aulon Kalaja.

Ai u distancua prerë nga çdo nismë për parti të re.

“Nëse ka ndonjë qëllim për krijim të një partie të re, unë distancohem. Por marr pjesë në çdo takim në të mirën e PD-së. Nëse ka njerëz që kanë prapavija, unë nuk jam pjesë. Nuk peshkohem, as përdorem. Jam te PD, nuk iki kurrë nga PD, nuk shkoj në asnjë formacion tjetër, as PS. Unë jam për reformë, që të reformojmë PD-në si parti europiane që t’i përgjigjet sfidave të tanishme, sepse nuk mund të jemi më me shprehjen ‘e rëndësishme është pjesëmarrja”, tha Aulon Kalaja.

Kujtojmë që këtë të enjte Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.

Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:

Ilir Alimehmeti

Gentian Çela

Qani Xhafa

Aulon Kalaja

Ted Kopliku

Alma Kore

Parid Mahmutaj

Xhemajl Gjunkshi

Hysen Kadiu

si dhe një sërë emrash të tjerë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI
  • “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.