AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Më bënë foto të retinës së syrit”- Artan Hoxha zbulon procedurën: Pas shenjave të gishtave, më shpallën non grata

by SHT Media
27/11/2025
in Kronikë
6
0
“Me plumbin e fundit nuk vras veten…”/ Hoxha: Lekë nga Suel Çela? Po për 21 janarin më pagoi Rama?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxh tregoi procedurat nëpër të cilat kaloi në doganë para se të shpallej “non grata” nga Greqia.

“Oficeri i kufirit, më tha: po shoh këtu në sistem që kemi problem. Duhet të kalosh në vijën e dytë se s’ta jap pashaportën, duhet të shkosh atje të marrësh pashaportën. Në vijën e dytë ishte një oficer tjetër, i cili bëri në fillim disa pyetje për gjeneralitetet. Pastaj, pyeti: ti e ke bërë këtë historinë? Duke filluar që nga masakra e Peshkëpisë, pastaj kishte zhvarrimet e Kosinës, ato të ushtarëve grekë, pra varrezat e ushtarëve grekë, deri te ngjarjet e fundit me Kacifas dhe këto me Belerin. Ai bëri vetëm pyetje. Dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se kur kalova në vijën e dytë ai më kërkoi që të lë gjurmët e gishtave dhe të bëj foto dhe retinën e syrit dhe e di shumë mirë se për çfarë duhen këto dhe atë moment i them që unë nuk jam kriminel. Unë e dyta, i thashë, nuk di të kem ndonjë proces penal në Greqi. Ai tha, “jo, nuk ka lidhje me këtë, është thjesht procedurë”. Mbarojmë me ato, më la aty në pritje dhe më tha se do të vinte ai i emigracionit”, tregon Hoxha.

“Ai në fakt bënte sikur kishte punë. Unë duke qenë se kam qenë emigrant në Greqi, flas e kuptoj e lexoj greqisht mirë, dhe ai fliste thjesht me familjarë, me miq të vet, duke më mbajtur aty në pritje dhe pastaj kaloi në atë pjesën e vet të arrogancës dhe më dha atë vendimin. Më tha “do ta firmosësh këtë”. Ne po ta komunikojmë çfarë shkruan dhe ti shpallesh njeri i padëshiruar në shtetin grek për shkak të qëndrimeve që ti i ke mbajtur dhe për shkak të rrezikut që ti përbën për rendin kushtetues në Republikën e Greqisë dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë me shtete të tjera. Pastaj, sjellja e tij në fund, sepse unë s’po dilja menjëherë se binte shi dhe po llogarisja distancën nga aty deri tek makina, nëse do lagem, s’do lagem, ose nga çfarë rruge do ndjek dhe menjëherë tha: “Largohu nga territori grek! Mos të shoh më aty!” Unë nuk çuditem nga këto veprime sepse unë kam provuar operacionin “Fshesa” në Greqi. E kam provuar “Fshesën” si na kanë mbledhur, na kanë mbajtur e si na kanë trajtuar”, deklaroi më tej gazetari.

Artan Hoxha theksoi se ajo që i bëri përshtypje më mbrapa “është klasifikimi ku ata e kishin futur këtë gjë”.

“Pra, unë nuk e di çfarë rreziku mund të përbëj unë për Greqinë sepse nëse unë do të isha pjesëtar i strukturave të këtij shteti, do e kuptoja. Duket sikur kam qenë me Mihal Gramenon dhe kam marrë pushkën edhe kemi luftuar. Në fakt, unë kam bërë detyrën time si gazetar shqiptar duke raportuar jo për ngjarje historike, por për ngjarje konkrete, aktuale, pra të cilat janë raportime të aktualitetit dhe sigurisht kam bërë këtë gjë, ndryshe mbase nga kolegët e mi të tjerë, unë vazhdimisht i kam qëndruar në kokë këtyre edhe pse i njihja mirë si çështje, por edhe më tërhiqnin dhe shikoja dhe mënyrën se si grekët vazhdimisht përpiqeshin të interferonin brenda territorit shqiptar, interesave që kanë në Shqipëri, interesave që ka Shqipëria vetë…”, shtoi Artan Hoxha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI
  • “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.