AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Lumë kokaine drejt Romës, goditet grupi i drejtuar nga shqiptari në Holandë

by SHT Media
27/11/2025
in Kronikë
6
0
Lumë kokaine drejt Romës, goditet grupi i drejtuar nga shqiptari në Holandë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet trafikimi droge që furnizonte me kokainë tregun e Romës. Guardia di Finanza e kryeqytetit italian, në bashkëpunim me Antimafian (DDA), ka ekzekutuar urdhër-arreste ndaj 8 personave, të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Siç shkruan RAI, hetimet zbuluan se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili jetonte në Holandë dhe përmes platformave të komunikimit të enkriptuar, koordinonte trafikun e kokainës drejt vendeve të ndryshme të Europës, përfshirë Italinë.

Sipas autoriteteve, rrjeti kishte krijuar edhe një qelizë aktive në Romë, e cila priste ngarkesat e kokainës, i depozitonte në vende të sigurta dhe më pas i shpërndante në pikat kryesore të shitjes në kryeqytet. Zona si Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De’ Cenci, Finocchio, Capannelle dhe Tor Bella Monaca ishin kthyer në qendra kryesore furnizimi për tregtarët e drogës, madje edhe për grupe të tjera kriminale.

Për transportin e lëndës narkotike, organizata përdorte korrierë italianë dhe automjete të modifikuara me vende të fshehta, të përgatitura nga pronari i një kompanie që bashkëpunonte me grupin.

Hetimi ka dokumentuar trafikimin e më shumë se 210 kilogramëve kokainë, prej të cilave 130 kilogramë u sekuestruan gjatë operacioneve. Vlera totale e drogës shkonte rreth 1 milion euro.

Gjatë aksioneve u arrestuan në flagrancë 3 persona, një italian dhe dy shqiptarë, ndërsa të tjerët u prangosën më pas me urdhër të gjykatës.

Autoritetet italiane e konsiderojnë këtë goditje një ndër operacionet më të rëndësishme kundër trafikut të kokainës në Romë gjatë muajve të fundit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

28/10/2026

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion
  • Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.