Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën në Uashington të mërkurën, ka deklaruar Sekretarja e Sigurisë së Brendshme të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem, në një postim në X, por nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm. Lajmi raportohet nga Reuters, sipas së cilës policia e Uashingtonit bëri të ditur se të mërkurën ka ndodhur një të shtënë me armë një bllok larg Shtëpisë së Bardhë. Sipas BBC-së, aktualisht tre persona janë të shtruar në spital.
Presidenti Donald Trump ndodhet në Florida në prag të Ditës së Falënderimeve. Shërbimet Sekrete të Shteteve të Bashkuara nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se “po monitorojmë situatën” dhe se presidenti Trump “është informuar”.

