AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gaz Bardhi nxori foton, avokati i Berberit: Do ndjekim hapat ligjorë! SPAK ndërhyri te celularët, ka nxjerr edhe video familjare të..

by SHT Media
26/11/2025
in Kronikë
6
0
Gaz Bardhi nxori foton, avokati i Berberit: Do ndjekim hapat ligjorë! SPAK ndërhyri te celularët, ka nxjerr edhe video familjare të..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gentjan Rumano, avokati mbrojtës i ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi pohoi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se do të ndjekin hapa ligjorë për të zbuluar nëse nga celularët e sekuestruar nga SPAK rrodhi fotoja e bërë publike nga kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi. 

Sipas Rumanos do të ndërmerren hapa ligjorë edhe për mënyrën si u publikua foto nga Bardhi, por çështja me shumë gjasë do të përfundojë në Prokurorinë e Posaçme. 

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet dhe të bëhet e qartë për opinionin publik që nga ana jonë do të ndiqet rruga ligjore pa diskutim. Do të diskutohet dhe vlerësohet së bashku me klientin dhe do të ndiqet rruga ligjore për të kuptuar sesi një foto (sepse nuk merrem me pjesën e zotit Bardhi sesi e ka publikuar) por do të ndjekim rrugën ligjore për të kuptuar sesi një foto e klientit të përfaqësuar nga unë ka përfunduar në duart e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD. Nëse ka dalë nga ana e Prokurorisë, duhet të ndiqen të gjithë hapat ligjorë. Por dua të them se ne kemi dyshimet tona që kjo është një foto e dalë nga celularët e sekuestruar nga personi i përfaqësuar prej meje, ndaj do të paraqitet edhe para Prokurorisë së Posaçme”, tha Rumano në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 

Avokati: SPAK ka nxjerr edhe video familjare të Evis Berberit 

Avokati i Ervis Berberit, Gentjan Rumano, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, akuzoi SPAK-un se ka nxjerrë video familjare të Berberit. 

“Është për t’u veçuar se në celularët që i janë sekuestruar të përfaqësuarit prej meje, ka patur shumë biseda, që padiskutim janë bërë publike në mënyrë masive që kur ka nisur hetimi ndaj zotit Berberi, me një linçim ndaj tij që nuk ka njësi matëse për t’u shprehur, por ka patur edhe biseda private, intime dhe video të ndryshme me familjarë që kanë përfunduar në rrjetet sociale”, tha Rumano. 

“Një nga këto video është ku zoti Berberi ka qenë në një festë private, duke kënduar. Kjo video ka qenë në celularin e tij, ka dalë nga celulari i tij dhe ka përfunduar në rrjetet sociale. Këto nuk i kam nxjerrë unë, as zoti Berberi dhe as familjarët e tij. I gjithë dyshimi shkon te ai subjekt që ka në zotërim aktualisht celularin. Ky është cenim hetimi dhe kur cenohet hetimi, cenohet edhe gjykimi bashkë me të. Të gjitha këto foto dhe video që dalin në publik kanë vetëm një qëllim: që të prishin imazhin e Evis Berberit. Standardi fillestar i së drejtës është prezumimi i pafajësisë. Ky është standardi i Kodit të Procedurës Penale”, shtoi avokati Rumano. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

28/10/2026

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

28/10/2026

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi
  • Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.