• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, miku i ngushtë tregon bisedën e fundit: Do të më marrë malli

26/11/2025
in Kronikë
Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, miku i ngushtë tregon bisedën e fundit: Do të më marrë malli

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, është ndarë nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.

Në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut, miku dhe bashkëpunëtori i tij, kompozitori Gent Myftaraj, i prekur tregon se si e mësoi lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit. “Sot në mëngjes më zgjon bashkëshortja dhe më jep lajmin. Jam zgjuar i tmerruar. Kam pasur miqësi shumë të afërt me Shpatin. Një djalë i mirë, artist i mrekullueshëm dhe një familje e rrallë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

Myftaraj kujton se biseda e fundit me Kasapin ka qenë vetëm disa ditë më parë. “Para 2-3 ditësh kam folur me të. Do ta ftonim në një spektakël televiziv. Flisnim për detajet dhe për materialin muzikor. Nuk mu duk i sëmurë apo që kishte probleme. Kam folur në telefon si çdo herë, dukej i qetë. Ai ka qenë djalë i shëndetshëm”.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, këngëtari gjendej në Itali gjatë ditëve të fundit pas një problemi shëndetësor të natyrës kardiake. “Di që ka qenë në Itali pasi më tha një miku im. Mund të ketë pasur komplikacione me zemrën, por nuk e di që të ketë folur në lidhje me këtë gjë. Di që babai i tij ka pasur të njëjtin problem kur ka vdekur. Por Shpati nuk është ankuar asnjëherë”, tha Myftaraj.

Kompozitori shprehet se Shpat Kasapi ishte natyrë emotive dhe se i kishte përjetuar shumë ngjarjet e fundit në familjen e tij. “Besoj që ndarja nga bashkëshortja ka ndikuar tek ai. Shpati nuk e shfaqte vuajtjen që kishte në shpirt. Ai e vuante shumë që me djalin nuk ishte pranë. Këto janë probleme të çiftit, e dinë vetë dhe nuk hyj në këtë pjesë, por ai vuante. Së fundmi nuk jetonte në Tiranë por në Shkup. Më është dukur i qetë, nuk më jepte përshtypjen e një djali të angazhuar në aventurën e natës. Ishte përherë në ambient të qetë ose në shtëpi. Dukej me këmbë në tokë. Nuk e prisja këtë që ndodhi sot”.

Miqësia e Myftarajt dhe Kasapit ka nisur shumë vite më parë, kur morën pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH në vitin 2016. “Për herë të parë në festival kam marrë pjesë me Shpatin, me këngën “Aromë mediterrane”. Kemi pasur një eksperiencë shumë të bukur, ishte kënga ime e parë. Kisha emocione të papara dhe ishte finalja e parë e imja”.

Te Shpati kompozitori veçon dashurinë e tij për muzikën. “Ai jetonte për muzikën, i binte pianos. Të jepte përshtypjen e djalit që këndon muzikën komerciale, por në fakt ai donte të bënte muzikë të mirë. Projektet e fundit muzikore i ka pasur me mua, ka qenë i qeshur, i gjallë, i dashur, pozitiv pafund. Në mendjen time është Shpati që qesh, me ëndrra dhe pasion”.

Myftaraj kujton nënën e këngëtarit që e shoqëronte atë gjatë provave. “Sa keq më vjen për nënën e tij. Çfarë gruaje është ajo. Sa bënte ajo për Shpatin. E kishte dritën e syve atë djalë. Zonjë e nderuar, dekane në Universitetin e Tetovës, ish-deputete, familje e nderuar. Do më marrë malli për Shpatin, jashtëzakonisht. Do t’i lërë shqiptarëve atë buzëqeshjen e tij. Ai njeri dinte vetëm të ishte i qeshur. U ka dhënë shqiptarëve lumturi”, përfundon Myftaraj.

Më të lexuarat

  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik, Llakaj nuk i mban lotët: Shoqëri e paedukuar dhe rrugaçe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ONE Albania rrit tarifat, si CEO hungarez i skeduar nga SHBA fshehu 132 milionë euro humbje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji ironizon Berishën: Më shumë njerëz ka në festë synetllëku se në protestën e PD!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zemra e taksistit “VIP” pushon së rrahuri, vdes fansi i çmendur i Ervis Martinajt, Sali Berishën e kishte të gdhendur në gjoks

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ergys Agasi në kërkim, por kontrollon Antikrimin Kibernetik në Polici: si Ervina Gjana vazhdon drejtoreshë me 4 dosje penale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alkool, prostitucion dhe raketa: Bahreini, mes luftës dhe shfrenimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Punon në administratë”/ Balliu i përgjigjet akuzave të Gjin Gjonit: Zëdhënës i korrupsionit gjyqësor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!