AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Karma” e Joe Biden! Trump dhe shenjat e plakjes, si ka ndryshuar figura e presidentit vitet e fundit

by SHT Media
26/11/2025
in Botë
6
0
“Karma” e Joe Biden! Trump dhe shenjat e plakjes, si ka ndryshuar figura e presidentit vitet e fundit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2024, Joe Biden përjetoi një realitet të vështirë: u detyrua të tërhiqej nga gara për një mandat të dytë, pasi aleatët e tij evidentuan kufizimet e moshës që u dukën qartë gjatë një debati televiziv. Donald Trump nuk ngurroi ta sulmonte, duke e quajtur vazhdimisht “Old Joe” dhe duke i bërë shaka për gjendjen mendore zakon që ende e vazhdon.

Sot, presidenti aktual mund të përballet me një lloj “ndëshkimi” të ngjashëm! Eedhe ai, më i moshuari që ka fituar presidencën amerikane, në moshën 79-vjeçare po tregon shenjat e para të lodhjes.

Nga takime më të rralla, deri te fjalimet që shpesh degjenerojnë në devijime agresive, me njolla në lëkurë dhe kyçe të ënjtura presidenti Trump po përballet me realitetin e moshës.

Këto shqetësime janë rritur edhe pas sugjerimeve të nipit të tj, Fred III, për një mundësi të hershme të Alzheimerit, duke u nisur nga historia e sëmundjeve në familje (edhe babai i Donaldit ishte prekur). Për të qetësuar spekulimet mbi kyçet e ënjtura, zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi: «Trump ka insuficiencë venoze. Ai është transparent, ndryshe nga Biden që fshehu gjithçka».

Për presidentin që ka ndërtuar imazhin e tij mbi energjinë dhe qëndrueshmërinë fizike, këto shenja përbëjnë një sfidë. Dr. Sean P. Barbabella, mjeku personal dhe osteopat i Marinës, deklaroi në prill se: “Presidenti Trump shfaq shëndet të shkëlqyer mendor dhe fizik dhe është plotësisht i aftë të kryejë detyrat e tij si Komandant i Përgjithshëm dhe kreu i shtetit.”

Megjithatë, gjatë këtij viti, ënjtjet dhe shenjat në kyçe ushqyen spekulime mbi gjendjen e tij shëndetësore, pavarësisht qetësimit të zëdhënëses: Trump nuk bën aktivitet fizik të rregullt, beson se energjia njerëzore është e kufizuar, ushqehet me hamburgerë dhe mish të kuq, dhe ka humbur disa kilogramë (nga 110 në 101 kg). Ai përmend shpesh Ozempic, ilaç kundër mbipeshës, por mjekët nuk konfirmojnë përdorimin e tij.

Një investigim i New York Times tregon se stafi i tij përpiqet të mbulojë shfaqjen publike të dobësive fizike, duke kufizuar ngjarjet nga ora 12:00 deri në 17:00, krahasuar me fillimin e ditës në 10:30 gjatë mandatit të parë. Numri i paraqitjeve publike ka rënë me 39%, nga 1,688 në 1,029 ngjarje të regjistruara në të njëjtin periudhë.

Fjalimet e tij publike shpesh janë të gjata, agresive dhe të çrregullta, duke kaluar nga një temë në tjetrën, të mbushura me ekzagjerime ose informacione të pasakta. Dieta dhe mungesa e aktivitetit fizik, si dhe konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara, nuk e bëjnë situatën më të qetë.

Historikisht, presidentët kanë tentuar të japin një imazh të mirë për shëndetin e tyre. Matthew Dallek, historian politik nga Universiteti George Washington, thekson për NYT se: «Rrethi i tij vepron siç bënë bashkëpunëtorët e Bidenit. Ata krijojnë një imazh për shëndetin për të fshehur të vërtetën e thjeshtë: ai ka 79 vjet dhe është një nga presidentët më të moshuar në histori».

Trump ka zgjedhur vetë çfarë t’i tregojë publikut, duke shmangur pyetjet e gazetarëve edhe pas sëmundjes nga COVID-19 apo atentatit të vitit të kaluar.

Pavarësisht moshës, ai vazhdon të mendojë për të ardhmen politike, duke promovuar tashmë simbolikisht zgjedhjet e 2028-s. Por së fundmi, ka filluar të flasë më shpesh për jetën pas vdekjes, duke e lidhur me paqen në Ukrainë dhe rolin e tij në religjion, krahasuar me Bidenin, që e ka minimizuar këtë aspekt.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

28/10/2026

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

28/10/2026

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

28/10/2026

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

28/10/2026

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

28/10/2026

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

27/10/2026

Panik në Librazhd, flakët përfshijnë dy restorante në breg të Shkumbinit

27/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell
  • Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.