• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gonzato: Kërkimi parlamentar përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre

26/11/2025
in Politikë
Gonzato: Kërkimi parlamentar përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre

Në kuadër të Ditës së Kërkimit Parlamentar, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, mbikëqyrje efektive të legjislacionit dhe forcimin e demokracisë.

Ambasadori theksoi se monitorimi i ligjeve dhe përdorimi i kërkimit cilësor janë të domosdoshëm. Sipas tij, kërkimi nuk duhet të kufizohet vetëm te harmonizimi ligjor me BE-në, por duhet të analizojë edhe ndikimin social dhe ekonomik te bizneset dhe qytetarët, për të arritur standardet e Bashkimit Evropian.

“Kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, për mbikëqyrje efektive legjislative dhe forcon demokracinë. Shqipëria hyn në një fazë thelbësore të anëtarësimit, ajo e çeljes së të gjithë grupkapitujve. Kjo është një arritje e qartë e kryer me shpejtësi të jashtëzakonshme, por faza tjetër do të jetë vendimtare. Po hyjmë në një faze komplekse teknikisht dhe politikisht të procesit të integrimit dhe në këtë fazë parlamenti luan një rol thelbësor ku diskutohet dhe miratohet. Një rol i rëndësishëm është edhe monitorimi i këtij legjislacioni, kërkimi parlamentar është i domosdoshëm, është themeli i politikbërjes bazuar në të dhënat”, tha Gonzato.

Sipas tij, kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndikon në besimin publik në procesin e integrimit.

Gonzato shtoi se anëtarësimi duhet të përfshijë jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën dhe shoqërinë civile, dhe të mbështetet nga një konsensus i gjerë politik dhe shoqëror.

“Nuk duhet parë vetëm harmonizimi ligjor me BE se nuk është vetëm kjo arsyeja për të pasur kërkimin cilësor parlamentar, por edhe për të analizuar ndikimi social-ekonomik të bizneset dhe qytetarët se kjo është arsyeja për të arritur standardet e BE-së. Kërkuesit duhet të paraqesin ligjvënësve kostot dhe ndikimin strukturor në shoqëri. Kjo përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre. Kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndërton besimin publik në procesin e integrimit.

Integrimi duhet të ketë një mbështetje të gjera politike e shoqërore, jo vetëm nga qeveria por edhe opozita e qytetarët. Reformat duhen miratuar mbi fakte dhe të shpjegohen përfitimet e tyre për qytetarët”, tha Gonzato.

Më të lexuarat

  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik, Llakaj nuk i mban lotët: Shoqëri e paedukuar dhe rrugaçe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ONE Albania rrit tarifat, si CEO hungarez i skeduar nga SHBA fshehu 132 milionë euro humbje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji ironizon Berishën: Më shumë njerëz ka në festë synetllëku se në protestën e PD!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zemra e taksistit “VIP” pushon së rrahuri, vdes fansi i çmendur i Ervis Martinajt, Sali Berishën e kishte të gdhendur në gjoks

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ergys Agasi në kërkim, por kontrollon Antikrimin Kibernetik në Polici: si Ervina Gjana vazhdon drejtoreshë me 4 dosje penale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alkool, prostitucion dhe raketa: Bahreini, mes luftës dhe shfrenimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Punon në administratë”/ Balliu i përgjigjet akuzave të Gjin Gjonit: Zëdhënës i korrupsionit gjyqësor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!