AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mediat greke pretendojnë se kanë zbuluar arsyen/ Artan Hoxha u shpall “non grata” për një foto me “shqiponjën” në Konicë?

by SHT Media
25/11/2025
in Kronikë
6
0
DOKUMENTI / Greqia shpall ‘non grata’ gazetarin Artan Hoxha, ja arsyeja e vendimit ekstrem
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protothema, një nga mediat më të mëdha në Greqi, i ka bërë jehonë shpalljes së gazetarit shqiptar Artan Hoxha, person “non-grata” në vendin helenik, duke pretenduar se ka zbuluar dhe arsyen se përse autoritetet kanë marrë këtë vendim. 

Media greke e nis shkrimin e pamjet e publikuara, kur ai shkon në Doganën e Kakavijës dhe aty njoftohet për vendimin e palës greke, si dhe urdhrin për t’u kthyer pas, pasi kishte një ndalim hyrje të përjetshëm. 

“Gjatë kontrollit, autoritetet greke e informuan atë se ndaj tij ishte vendosur një ndalim hyrjeje për jetë, pasi ai konsiderohet një “kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”. Hoxha më parë ka qenë shqetësues për shërbimet greke për shkak të qëndrimeve të tij nacionaliste dhe promovimit sistematik të idesë së “Shqipërisë së Madhe”, thotë artikulli. 

Protothema.gr shkruan se një incident tipik ishte vizita e tij në vitin 2024 në Konicë, kur ai kishte protestuar publikisht për mungesën e një flamuri shqiptar. Sipas medias greke, veç të tjerash, vizita e tij e fundit në fshatin Konicë të Janinës është bërë shkak për shpalljen “non-grata”. 

Postimi i Hoxhës në vitin 2024, sipas Protothema 

Në janar të vitit 2024, Artan Hoxha udhëtoi për në Greqi dhe kaloi pushimet në Konicë. Atje, ai qëndroi nën një vend në urën historike ku është vendosur flamuri grek dhe bëri me duart e tij simbolin e Shqipërisë së Madhe. 

“Në mungesë të një flamuri të kuq në urën 150-vjeçare prej guri… unë bëra shqiponjën me dy koka…” tha ai në një postim të lidhur. 

Sipas një dokumenti zyrtar që i është dorëzuar gazetarit dhe që mban vulën e autoriteteve kufitare të Kakavijës, arsyeja e ndalimit është se “kërcënon sigurinë e brendshme të BE-së ose të një shteti anëtar” dhe nuk jepen detaje të mëtejshme. 

Konica ndodhet jo më shumë se 54 kilometra nga qyteti i Përmetit dhe rreth 18 kilometra nga pika kufitare e Tre Urave që lidh këtë zonë të Shqipërisë me Greqinë. Dikur kjo zonë jetohej nga fiset ilire të Mollosëve dhe më pas ishte pjesë e Sanxhakut të Janinës, fuqinë më të madhe e mori gjatë drejtimit të Ali Pashë Tepelenës. 

Nëna e tij, Hankoja, ishte nga Konica. Mjafton kaq për të kuptuar se sa të fortë e ka lidhjen me historinë kjo zonë. Po nga fshati Konicë, ka qenë edhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të lëvizjes kombëtare, studiuesi Faik Konica. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

28/10/2026

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

28/10/2026

Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

28/10/2026

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

28/10/2026

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

28/10/2026

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

28/10/2026

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

28/10/2026

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

28/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

28/10/2026

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

28/10/2026

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

28/10/2026

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

28/10/2026

E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

28/10/2026

Sulm me thika para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

28/10/2026

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut
  • Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.