AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

EMRAT-Përdorën dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria dërgon në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësen e KQZ

by SHT Media
23/11/2025
in Kronikë
6
0
I dënuar për vrasje në tentativë dhe grup të strukturuar kriminal/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona. Arlind Papa, Gëzim Demiraj dhe Migena Xibinaku akzuohen për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’.

Nga hetimet rezultoi se Pepa ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili ishte i falsifikuar. Ai ka deklaruar se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë.

Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga Demiraj  i cili është me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Ai pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim.  Xibraniku është sekretare në zyrën e protokollit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals.

Njoftimi i Prokurorise 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.P., për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’ parashikuar nga nenet 186/2 dhe 246/1 i Kodit Penal si dhe G.D. dhe M.X për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. 

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.3643, të datës 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.P. ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga hetimet rezultoi i falsifikuar. 

Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi G.D. me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Shtetasi G.D., pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim. Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, zbuluan se shtetasi A.P. nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion. 

Nga hetimet rezultoi se dokumenti i falsifikuar u përdor nga shtetasi A. P., ditën e zgjedhjeve  të datës 11.05.2025 pranë qëndrës së votimit në ambientet e shkollës “9 – Vjeçare” Vorë me vetëdije dhe veprimi u krye në bashkëpunim me shtetasit G.D. dhe M.X., sekretare në zyrën e protokollit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals. 

Në analizë të fakteve të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen. 

  

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

28/10/2026

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

28/10/2026

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

28/10/2026

Agron Shehaj merr në mbrojtje Veliajn: E transferoi në Fier shteti kriminal i Ramës

28/10/2026

Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

28/10/2026

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen e vitit 2020

28/10/2026

Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

28/10/2026

Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

28/10/2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

28/10/2026

U transferua befasisht nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Veliaj i bën kërkesë zyrtare institucioneve: Dua urdhrin dhe arsyen e këtij vendimi!

28/10/2026

Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve

28/10/2026

Qeveria miraton Regjistrin e Posaçëm për personat e përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestave! Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe verifikim kufitar

28/10/2026

Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e të drejtave civile në SHBA, Dolores Huerta! Autorja e thirrjes së famshme: Po, ne mundemi!

28/10/2026

Qeveria zgjat afatin e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen!

28/10/2026

Gjykata Supreme e Brazilit s’e pranon ankimimin e dytë, Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri! SPAK e akuzon për trafik droge dhe organizatë kriminale

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!
  • Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.