• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Nuk kërkojmë falje”, mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve

20/11/2025
in Politikë
“Nuk kërkojmë falje”, mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve

Përplasja e kryeministrit Edi Rama me sekretaren e Brendshme britanike, Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare nga Britania e Madhe, ka bërë jehonë edhe në mediat britanike. Kreu i qeverisë kritikoi retorikën e zyrtares britanike, ndërsa i kujtoi se shqiptarët janë kontribuues të ekonomisë vendase.

BBC shkruan se kryeministri shqiptar e akuzoi Mahmood për “stereotipe etnike” dhe shifrën për 700 familjet shqiptare e cilësoi si një “pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit-it”. Transmetuesi publik britanik thotë se të dhënat zyrtare tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka deportuar më shumë se 13 mijë njerëz në Shqipëri që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2022, të cilën Rama, e cilësoi si një “partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm”.

Më tej, BBC ndalet edhe te përplasja e Ramës më Nigel Farage për emigrantët, ndërsa vë theksin edhe te vizita e Keir Starmer në Tiranë në muajin maj, të cilit Rama i tha se nuk do të pranonte “qendra kthimi” në Mbretërinë e Bashkuar për azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e tjera.

Ndërsa “The Guardian” flet për tensione mes dy qeverive pas përplasjes së djeshme. Sipas britanikes, “një burim nga qeveria shqiptare tha se kishte tensione në rritje midis qeverive të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm mbi politikat e imigracionit.”

“Sulmi i Ramës ka shkaktuar gjithashtu shqetësim në Whitehall, sepse Ballkani Perëndimor shihet si një rrugë kryesore tranziti për azilkërkuesit që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.”, shkruan The Guardian.

Media britanike citon edhe Andi Hoxhaj, bashkëpunëtor nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), i cili akuzoi gjithashtu qeverinë britanike se po shënjestron dhe veçon shqiptarët në retorikën e saj.

“Kjo retorikë duket se lidhet gjithnjë e më shumë me përpjekjen e qeverisë për të riinterpretuar ose reformuar dispozitat e KEDNJ-së mbi të drejtat e familjes – duke përdorur shqiptarët si shembull për të bërë një argument më të gjerë politik, siç kanë bërë Reformistët dhe Konservatorët duke përdorur shqiptarët si shembull. Duke përmendur konkretisht Shqipërinë, sekretarja e brendshme po i përgjigjet gjithashtu mesazheve të Farage, pasi ai i ka bërë shqiptarët një pjesë qendrore të retorikës së tij.”, tha Hoxhaj.

Media britanike citon mes të tjerash edhe një reagim nga ministria e brendshme britanike:

“Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Ne e mirëpresim partneritetin me Shqipërinë për kthimet. “Megjithatë, sot mijëra familje që nuk kanë marrë azil janë të bllokuara në strehim dhe mbështetje me shpenzimet e taksapaguesve, pavarësisht se vendi i tyre i origjinës është plotësisht i sigurt. Qeveria nuk kërkon falje që ka filluar të zhvendosë familjet në shtëpi.”, thuhet në shkrim.

The Guardian përmend se kërkesat për azil nga shqiptarët mbeten të ulëta dhe se ka pasur një rënie prej më shumë se 90% të mbërritjeve nga Shqipëria me varka të vogla që nga viti 2022.

Për reagimin e Ramës shkruan edhe “The Independent”, duke përmendur edhe përplasjen me sekretaren e mëparshme të brendshme britanike, Suella Braverman, të cilën e akuzoi për “nxitje të ksenofobisë dhe shënjestërim, duke veçuar një komunitet” kur ajo shënjestronte emigrantët shqiptarë.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!