AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Atentati në Rinas, merren në pyetje persona me rrezikshmëri të lartë! Asnjë informacion për lëvizjet e Danit dhe Shaljanit në Spanjë

by SHT Media
19/11/2025
in Kronikë
6
0
Atentati në Rinas, merren në pyetje persona me rrezikshmëri të lartë! Asnjë informacion për lëvizjet e Danit dhe Shaljanit në Spanjë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe pas disa ditësh në spital ndërroi jetë edhe miku i tij, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani, hetimet e policisë dhe të prokurorisë mbeten ende pa një drejtim të qartë. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, pavarësisht verifikimeve të kryera në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, deri më tani nuk është siguruar asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

Deri më tani hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe gjurmët e mbetura në vendngjarje, por rezultatet nuk kanë prodhuar të dhëna të vlefshme. Kjo pasi edhe autorët kenë vepruar me profesionalizëm, duke shmangur lënien e provave të drejtpërdrejta. 

Policia është përqendruar tek grupet kriminale në Nikël dhe në Fushë-Krujë si të dyshuar për atentatin nga ku dyshohet të jetë dhënë edhe urdhri për shkak të përplasjeve të vjetra mes grupeve rivale. 

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende përgjigje prej tyre. 

Pas atentatit në Krujë u zbulua një banesë e kthyer në një bazë të tërë armatimi, ndërsa në kërkim u shpall poseduesi Ylli Zalla. Dyshimet e hetuesve janë se prej andej mund të ketë lëvizur automjeti Toyota i atentatorëve, por pa pasur sërish prova konkrete për fajësi. 

4 autorët, 3 prej të cilëve dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi ishin nisur nga zona e Krujës para se të kryenin vrasjen, nga dhe u larguan sërish pasi kryen krimin. 

Në fshatin Halil ata dogjën makinën bashkë me 4 armët e zjarrit brenda, por edhe ekspertiza balistike e tyre nuk ka nxjerrë prova të rëndësishme, për shkak se armët ishin të dëmtuara nga zjarri. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kuvendi sot në seancë plenare, 19 pika në rend dite! Nga interpelanca me ministrin Gonxhe, te Banka e Shqipërisë, Këshilli Fiskal dhe mbrojtja e konsumatorit

29/10/2026

Zgjedhjet vendore, partitë e refuzojnë ftesën e presidentit Begaj për konsultime, vetëm PS e konfirmon pjesëmarrjen!

29/10/2026

Shkaku i transferimit të Veliajt në burgun e Fierit mbetet ende mister, zbulohet çfarë do të ndodhë me kryebashkiakun gjatë 10 ditëve të ardhshme!

29/10/2026

Tajvani sinjalizon kërcënim ‘të qartë’ nga 50 anije kineze në ujëra të gjera

29/10/2026

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

28/10/2026

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

28/10/2026

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

28/10/2026

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

28/10/2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

28/10/2026

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

28/10/2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

28/10/2026

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

28/10/2026

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

28/10/2026

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

28/10/2026

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kuvendi sot në seancë plenare, 19 pika në rend dite! Nga interpelanca me ministrin Gonxhe, te Banka e Shqipërisë, Këshilli Fiskal dhe mbrojtja e konsumatorit
  • Zgjedhjet vendore, partitë e refuzojnë ftesën e presidentit Begaj për konsultime, vetëm PS e konfirmon pjesëmarrjen!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.