AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama për gazetën holandeze: Shqipëria nuk kërkon veto e as komisioner për anëtarësimin në BE

by SHT Media
19/11/2025
in Politikë
6
0
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë sot, 19 nëntor, një intervistë për gazetën holandeze De Volkskrant, pas vizitës së tij në Hagë dhe takimit me homologun e tij Dick Schoof. Kreu i qeverisë ka folur perspektivën e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe sfidat që kanë penguar integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Rama ka theksuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duhet të heqin dorë nga e drejta e vetos, pasi kjo jo vetëm që pengon anëtarësimin, por mund të kërcënojë edhe unitetin e BE-së.

Sipas tij, vendi ynë nuk ka qëllim të bllokojë vendime, nuk kërkon komisioner të vetin dhe është i gatshëm të bëjë kompromis për të forcuar Bashkimin Evropian.

“Në vend që të largohemi, duhet më shumë Evropë”, ka thënë ai, duke shtuar se Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e një Evrope më të fortë dhe të bashkuar përballë sfidave globale dhe gjeopolitike.

Rama është ndalur edhe te roli i Holandës duke kujtuar bllokadën e dikurshme që i kishte vënë anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se tani situata ka ndryshuar.

Mark Rutte-n e ka cilësuar një politikan të shkëlqyer, edhe pse më herët kanë pasur mospajtime në disa çështje.

Një pjesë tjetër e intervistës së tij është fokusuar te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Rama ka pranuar se këto janë probleme serioze, por se vendi ynë po përparon me reforma, duke përdorur teknologjinë dhe digjitalizimin.

Si shembull, ai ka përmendur krijimin e ministres së prokurimeve “Diella”, që tashmë merr pjesë në mbledhjet qeveritare dhe që vitin e ardhshëm do të jetë e disponueshme edhe për intervista live, si pjesë e përpjekjeve për një administratë të ndershme dhe transparente.

Kryeministri ka theksuar se Shqipëria është tani një nga vendet kandidate më premtuese për anëtarësim në BE, së bashku me Malin e Zi, dhe se përparimi në këtë drejtim është bërë më i mundur pas sfidave gjeopolitike të fundit dhe rritjes së ndërgjegjësimit të Evropës për rëndësinë e stabilitetit në Ballkan.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

29/10/2026

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli do shqyrtojë sot ankimimin e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm

29/10/2026

Policia e Shtetit konfirmon ekstradimin nga Gjermania të 29-vjeçarit nga Mati, SPAK e akuzon për organizatë kriminale pjesëmarrje në vrasje

29/10/2026

Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Omanit

29/10/2026

Protestuesit prishin tubimin e Trump në Ohajo dhe i kujtojnë skandalin Epstein! Presidenti: Unë e nxora nga klubi se ishte njeri i keq dhe mik i…

29/10/2026

Izraeli hyn në ngërç politik dhe rrezikon zgjedhje të parakohshme! Ja katër skenarët që mund ta mbajnë Netanyahun në pushtet

29/10/2026

Kanadaja dhe BE-ja heqin dorë nga plani i anëtarësimit të asociuar në përpjekje për të thelluar lidhjet

29/10/2026

Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë të autizmit tek fëmijët

29/10/2026

Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

29/10/2026

Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë! (VIDEO)

29/10/2026

“Antifa e Qorit financohet nga Rusia dhe Irani”- Avokati Beqiri: Berisha investoi te flamingot, hedh gurin e fsheh dorën! Progni, miku i Flamur Nokës

29/10/2026

Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt Detit Lindor midis tensioneve në rritje me Seulin

29/10/2026

Pse Ukraina e ka të vështirë ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime

29/10/2026

Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, Ukraina dhe krizat rajonale

29/10/2026

Gjykata hedh poshtë kërkesën Departamentit të Drejtësisë të Trump për 20,000 fletëvotimet në Kaliforni

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve
  • Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli do shqyrtojë sot ankimimin e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.