AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Italia, alarm për sulme hibride – Roma kërkon reagim të shpejtë të Perëndimit ndaj kërcënimeve dhe sabotimeve ruse

by SHT Media
19/11/2025
in Botë
6
0
Italia, alarm për sulme hibride – Roma kërkon reagim të shpejtë të Perëndimit ndaj kërcënimeve dhe sabotimeve ruse
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, paralajmëron se Europa po përballet çdo ditë me sulme hibride nga Rusia dhe thotë se rreziku po rritet me shpejtësi. Në një dokument prej 125 faqesh, ai ka krititkuar ashpër “inercinë” e vendeve të BE-së dhe NATO-s përballë, siç thotë, agresionit gjithnjë e më të hapur rus.

Crosetto tha se është “absurde” që Perëndimi reagon kaq pak, ndërsa nëse do të kishte një sulm tokësor, askush nuk do të mbyllej thjesht në shtëpi duke pritur që rreziku të kalonte. Ai shpjegon se Perëndimi ndodhet në një konflikt asimetrik dhe ka mjetet për t’u mbrojtur, por proceset e gjata demokratike e lënë gjithmonë një hap pas Rusisë.

Sipas tij, Kremlini po përdor mjete ushtarake dhe jo-ushtarake për të destabilizuar Evropën dhe për të ndikuar në vullnetin politik të vendeve që mbështesin Ukrainën. Në dokument listohen raste konkrete, si sulmet kibernetike ndaj kompanive të mbrojtjes, zjarrvëniet në depot me pajisje për Ukrainën dhe përdorimi i emigrantëve për të destabilizuar kufijtë e Polonisë. Përmenden edhe dronët e panjohur në aeroportet evropiane dhe akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Rumani.

Ministri paralajmëron se Rusia po përpiqet të fitojë “përmes tretjes”, duke lodhur gradualisht Perëndimin me akte të vazhdueshme presioni. Ai thotë se Kremlini po përdor edhe dezinformimin për të ndikuar në opinionin publik të vendeve evropiane.

Për të frenuar këtë kërcënim, Crosetto propozon krijimin e një qendre evropiane kundër luftës hibride, një forcë kibernetike me 1,500 trupa dhe ekipe të specializuara në inteligjencën artificiale, mbrojtjen e zinxhirit të furnizimit dhe luftën kundër manipulimit mediatik.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

29/10/2026

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli do shqyrtojë sot ankimimin e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm

29/10/2026

Policia e Shtetit konfirmon ekstradimin nga Gjermania të 29-vjeçarit nga Mati, SPAK e akuzon për organizatë kriminale pjesëmarrje në vrasje

29/10/2026

Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Omanit

29/10/2026

Protestuesit prishin tubimin e Trump në Ohajo dhe i kujtojnë skandalin Epstein! Presidenti: Unë e nxora nga klubi se ishte njeri i keq dhe mik i…

29/10/2026

Izraeli hyn në ngërç politik dhe rrezikon zgjedhje të parakohshme! Ja katër skenarët që mund ta mbajnë Netanyahun në pushtet

29/10/2026

Kanadaja dhe BE-ja heqin dorë nga plani i anëtarësimit të asociuar në përpjekje për të thelluar lidhjet

29/10/2026

Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë të autizmit tek fëmijët

29/10/2026

Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

29/10/2026

Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë! (VIDEO)

29/10/2026

“Antifa e Qorit financohet nga Rusia dhe Irani”- Avokati Beqiri: Berisha investoi te flamingot, hedh gurin e fsheh dorën! Progni, miku i Flamur Nokës

29/10/2026

Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt Detit Lindor midis tensioneve në rritje me Seulin

29/10/2026

Pse Ukraina e ka të vështirë ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime

29/10/2026

Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, Ukraina dhe krizat rajonale

29/10/2026

Gjykata hedh poshtë kërkesën Departamentit të Drejtësisë të Trump për 20,000 fletëvotimet në Kaliforni

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve
  • Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli do shqyrtojë sot ankimimin e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.