AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrau dy persona pas debatit për aksidentin, kërkohen 25 vite burg për ish-policin

by SHT Media
19/11/2025
in Kronikë
6
0
Vrau dy persona pas debatit për aksidentin, kërkohen 25 vite burg për ish-policin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkon dënimin me 25 vite burg të shtetasit Tomorr Çela për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 2103 të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar, por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.

Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri, ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj shtetasve L. H. e E.D., duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri T.Ç. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D.

Nga aktet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri i është shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tij. Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për cfarë ai ka kyrer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re.

Duke patur parasysh rrethanat e çështjes dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit, T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ në dëm të shtetasit E.D. dhe L.H. dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

29/10/2026

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli do shqyrtojë sot ankimimin e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm

29/10/2026

Policia e Shtetit konfirmon ekstradimin nga Gjermania të 29-vjeçarit nga Mati, SPAK e akuzon për organizatë kriminale pjesëmarrje në vrasje

29/10/2026

Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Omanit

29/10/2026

Protestuesit prishin tubimin e Trump në Ohajo dhe i kujtojnë skandalin Epstein! Presidenti: Unë e nxora nga klubi se ishte njeri i keq dhe mik i…

29/10/2026

Izraeli hyn në ngërç politik dhe rrezikon zgjedhje të parakohshme! Ja katër skenarët që mund ta mbajnë Netanyahun në pushtet

29/10/2026

Kanadaja dhe BE-ja heqin dorë nga plani i anëtarësimit të asociuar në përpjekje për të thelluar lidhjet

29/10/2026

Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë të autizmit tek fëmijët

29/10/2026

Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

29/10/2026

Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë! (VIDEO)

29/10/2026

“Antifa e Qorit financohet nga Rusia dhe Irani”- Avokati Beqiri: Berisha investoi te flamingot, hedh gurin e fsheh dorën! Progni, miku i Flamur Nokës

29/10/2026

Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt Detit Lindor midis tensioneve në rritje me Seulin

29/10/2026

Pse Ukraina e ka të vështirë ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime

29/10/2026

Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, Ukraina dhe krizat rajonale

29/10/2026

Gjykata hedh poshtë kërkesën Departamentit të Drejtësisë të Trump për 20,000 fletëvotimet në Kaliforni

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve
  • Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli do shqyrtojë sot ankimimin e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.