AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

by SHT Media
18/11/2025
in Botë
6
0
Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina ka arritur një marrëveshje 10-vjeçare me Francën për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Rafale për të forcuar mbrojtjen e saj, ndërsa Kremlini tha se shpreson për një samit të ri me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris më 17 nëntor, ku udhëheqësit u pajtuan për marrëveshjen, teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ajrore në mbarë Ukrainën dhe po bëjnë përparime në lindje.

“Do të jetë mbrojtja më e madhe ajrore, një nga më të mëdhatë në botë”, tha Zelensky pas arritjes së marrëveshjes për aeroplanët me dy motorë.

Pallati Elize njoftoi se marrëveshja përfshin gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore, bomba dhe dronë, pajisje të reja që nuk vijnë nga rezervat aktuale të Forcave të Armatosura franceze.

Marrëveshja vjen pas një njoftimi më herët këtë muaj se Suedia dhe Ukraina janë afër finalizimit të financimit për një marrëveshjeje që mund t’i mundësojë Kievit të blejë deri në 150 aeroplanë luftarakë Gripen të gjeneratës së katërt.

Ukraina prej kohësh ka kërkuar që të forcojë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore për të ulur superioritetin e Rusisë në konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa Zelensky ishte në Paris për të nënshkruar marrëveshjen – ai do të udhëtojë drejt Spanjës më 18 nëntor – Kremlini përsëri tha se shpreson të organizojë një samit të dytë mes presidentit Vladimir Putin dhe liderit amerikan, Donald Trump.

Të dy u takuan në Alaska në gusht në përpjekje për të ringjallur negociatat e paqes, që kanë ngecur, për t’i dhënë fund luftës. Por, bisedimet nuk arritën të sillnin ndonjë përparim.
Sanksionet e SHBA-së ndaj gjigantëve energjetikë të Rusisë erdhën pas disa rundeve të pasuksesshme negociatash mes SHBA-së dhe Rusisë, të cilat në një moment pritej të diskutoheshin në një samit të propozuar në Budapest.

Pak pas një bisede midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Trump tha se ai nuk do të “humbiste kohë” duke u takuar me Putinin nëse udhëheqësi i Kremlinit nuk ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tij në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë më 17 nëntor se një samit mund të mbahej sapo të përfundonin përgatitjet e nevojshme, një qëndrim që ai e ka përsëritur disa herë së voni.

“Vështirë se mund të parashikojmë tani se kur do të krijohen këto kushte. Edhe pse, sigurisht, të gjithë jemi të interesuar që ato të krijohen sa më shpejt”, tha ai.

“Prandaj, sapo të përfundojë kjo përgatitje dhe të ekzistojnë kushtet për mbajtjen e samitit, shpresojmë që ai të zhvillohet”. Mediat perëndimore kanë raportuar se ka pasur pak ndryshime në qëndrimin e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit që nga takimi i Trumpit me Putinin në Alaska në gusht, i cili nuk rezultoi me një marrëveshje armëpushimi. Më 8 nëntor, Trump tha se ende nuk e sheh Rusinë të gatshme të ndalë luftimet, megjithatë ai u shpreh se vazhdon ta preferojë Budapestin si vend ku do të mbahej një samit paqeje, sapo të plotësoheshin kushtet për një takim të tillë.

Trump tha më 16 nëntor se është i hapur ndaj sanksioneve të reja nga Kongresi, të cilat do të shënjestronin “çdo vend që bën biznes me Rusinë”. Ai nuk dha detaje të tjera. / REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

29/10/2026

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

29/10/2026

Pas nënës, në burgun e Fierit mbërrin me beben në krah edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa

29/10/2026

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

29/10/2026

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

29/10/2026

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

29/10/2026

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

29/10/2026

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

29/10/2026

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

29/10/2026

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

29/10/2026

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

29/10/2026

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

29/10/2026

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

29/10/2026

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë
  • ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.