AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“U vra nga i dashuri i saj”- I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: E shtyu e zbriti për të konfirmuar që kishte vdekur!

by SHT Media
15/11/2025
in Kronikë
6
0
“U vra nga i dashuri i saj”- I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: E shtyu e zbriti për të konfirmuar që kishte vdekur!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga nga Gjakova e cila dyshohet se i dha fund jetës tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga ndërtesa, ka ngritur hije dyshimi. 

Shoku i saj Arbër Zhubi pretendon se ajo u vra nga i dashuri. Sipas tij, Daorsa Spahija është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga partneri, duke ngritur dyshime se policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën. 

“Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë rreth pesë ose gjashtë kamera që përfshijnë hyrjet e apartamenteve, garazhe që kanë pamje të jashtme”, deklaroi ai për Klan Kosova. 

Duke shtuar se: “Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit, dhe është krijuar terreni perfekt që konsiderohet vetëvrasje. Për shkak që në Maqedoni kanë memorandum që rastet e vetëvrasjeve të mos përmenden në media, kjo krijon edhe rastin perfekt që të mos komentohet nëpër media, dhe të orkestrohet paraprakisht me policinë vendore, persona që kanë kryer krimin, dhe krimi të mos bëhet kurrë publik”. 

Ky i fundit në një llogari në rrjetin social Instagram  ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e 24-vjeçares, duke u shprehur se kjo e fundit ishte në një romancë prej dy vitesh me 31-vjeçarin, por që sipas tij nuk ishte në dijeni që ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. 

“Hevzi Sejdiu, 31-vjeçar njihet si kriminel në Maqedoni, edhe pse pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës, nuk e informoi që ka grua dhe fëmijë, u njoftua me familjen e vet deri në momentin kur u zbulua e vërteta. Hevzi Sejdiu u lirua disa muaj më parë për trafikun e dhjetëra armëve. Nëse ai do të ishte në burg, nuk kishim ardhur në këtë situatë”, u shpreh ai. 

“Ajo u desh të diplomonte më 13 nëntor, nuk diplomoi se një kriminel e ka gënjyer, ai nuk ka treguar që ka familje, të dashur e partnere. U përfshi në jetën e saj dhe kur u kuptua e vërteta, e ka kërcënuar, shantazhuar dhe ia ka rrëmbyer dokumentacionin. Nuk e pati zgjidhjen të shkonte as në stacionin e policisë, kjo ka vazhduar me vite. Mbi 2 vjet lidhje me gjendje mentale të rënduar”, tha ai. 

24-vjeçarja është vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Arbër Spahija, ndërsa u varros më 7 nëntor në varrezat e qytetit të Gjakovës. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.