AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kodi i Ri Penal/ Lamallari me avokatët: Kontributi juaj është i domosdoshëm, presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste

by SHT Media
14/11/2025
in Politikë
6
0
Kodi i Ri Penal/ Lamallari me avokatët: Kontributi juaj është i domosdoshëm, presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i hartimit të Kodit të ri Penal vijon me tryezat konsultuese. Sot, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ku kërkoi nga avokatët një rol thelbësor në finalizimin e draftit.

Ministri Lamallari theksoi se procesi nuk është i mbyllur, por synon një debat profesional të hapur dhe gjithëpërfshirës për të modernizuar politikën penale të vendit.

Modernizimi dhe qëllimi i BE-së

Lamallari u shpreh se drafti i ri ka për qëllim të forcojë proporcionialitetin e dënimeve, të rrisë qartësinë dispozitive dhe t’i japë sistemit penal mjete efektive dhe moderne. Një nga objektivat kryesorë është harmonizimi me acquis communautaire dhe praktikat evropiane, në përputhje me objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Një shtyllë kyçe, ku kërkohet kontributi i avokatëve, është grupi i veprave penale që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, proceset gjyqësore dhe autoritetin e vendimeve.

“Forcimi i mbrojtjes penale të sistemit të drejtësisë nuk është në interes të institucioneve, por në interes të qytetarëve, të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe të besimit publik te drejtësia,” theksoi Ministri.

Thirrje për kontribut real

Duke vlerësuar rolin e avokatëve si zëri i qytetarëve dhe garantues të të drejtave, Lamallari bëri një thirrje të qartë për të kaluar nga kritikat e përgjithshme në propozime me vlerë praktike.

“Avokatët shohin çdo ditë në praktikë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon. Prandaj kontributi juaj nuk është vetëm i mirëseardhur, por i domosdoshëm,” tha ai.

Ministri ishte i prerë në pritshmëritë e tij:

“Ne presim prej jush komente konkrete, propozime të argumentuara, sugjerime për balancimin e masave penale, shembuj krahasimorë dhe modele të praktikës më të mirë. E po kështu edhe dispozita të shkruara prej jush. Ky është kontribut real që vlen më shumë sesa komentet gjeneraliste.”

Synimi i kësaj tryeze ishte qartësimi i dispozitave, identifikimi i nevojave për riformulime, testimin e koherencës dhe proporcionalitetit të politikës së re penale, përpara se drafti të kalojë në fazën e finalizimit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

29/10/2026

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

29/10/2026

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

29/10/2026

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

29/10/2026

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

29/10/2026

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

29/10/2026

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

29/10/2026

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

29/10/2026

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

29/10/2026

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

29/10/2026

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

29/10/2026

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

29/10/2026

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

29/10/2026

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

29/10/2026

Sfida e pritshmërive

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit
  • “Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.