AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Strategjia e re e Sigurisë së Koresë së Veriut po trondit Euroazinë

by SHT Media
14/11/2025
in Botë
6
0
Kim Yong Un i dërgoi Putinit rreth 12 mijë trupa ndihmë, zbulohet identiteti i gjeneralit “misterioz” që drejton forcat e Koresë së Veriut në Rusi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Phenian, RDPK-Ndërsa gjithë vëmendja e komunitetit ndërkombëtar qe përqëndruar tek Samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut, një zhvillim i rëndësishëm diplomatik ndodhi në heshtje në anën tjetër të Euroazisë, me Republikën Popullore Demokratike të Koresë(RPDK) që sinjalizoi një kthesë kontinentale në orientimin e saj të sigurisë kombëtare.

Pas një vizite zyrtare në Moskë dhe takimit me Presidentin rus Vladimir Putin, Ministrja e Jashtme e RPDK-së, Choe Son-hui, udhëtoi për në Bjellorusi, për të marrë pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Minskut mbi Sigurinë Euroaziatike (28-29 tetor).

Gjatë fjalës së saj, ajo deklaroi se RPDK është gati të “përgjigjet ndaj të gjitha kërcënimeve në kontinentin euroaziatik”, duke bërë të qartë se Pheniani ndan të njëjtat pikëpamje me Kremlinin për sa i përket strukturave të sigurisë në Euroazi dhe kundërshtimin e hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara, duke shfaqur suportin e qeverisë së RPDK-së për parimet ruse të multipolaritetit dhe respektimit të zonave të sigurisë.

Sigurisht, këto nuk janë fjalë boshe, por një proklamim zyrtar i strategjisë së re të sigurisë të Phenianit, e cila synon që me anë të forcimit të lidhjeve me Kremlinin, RPDK-ja do të ketë mundësinë për të integruar sigurinë e saj kombëtare me strukturat e sigurisë së “hapsirës post-sovjetike”, duke sjellë rrjedhimisht shkrirjen e komplekseve rajonale të sigurisë “post-sovjetike” dhe “të Azisë Verilindore” në formimin e një “kompleksi sigurie euroaziatik”, e cila synon ti japi fund hegjemonisë së Perëndimit Kolektiv: Bllokut NATO-BE në Evropë dhe Aksit Uashington-Seul-Tokio në Lindjen e Largme.

Por, pikërisht këtu situata komplikohet, pasi pavarësisht afërsisë gjeografike dhe ideologjike të të dy komplekseve me njëri-tjetrin, në terren ekzistojnë shumë mospërputhje për shkak të llojeve dhe shtrirjeve të ndryshme gjeografike të kërcënimeve me të cilat përballet secili kompleks rajonal i sigurisë.

Shtetet në Azinë Verilindore, për shembull, nuk kanë pse të përballen me “rreziqet që vijnë nga separatizmi, terrorizmi dhe ekstremizmi”, me të cilat sot hapsira post-sovjetike (sidomos Rusia) përballet dhe kundër të cilave u krijuan struktura të tilla si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait. Ndërsa nga hapsira post-sovjetike, vetëm Rusia ka mundur të depërtojë përciptazi në nën-kompleksin rajonal të sigurisë së Azisë Verilindore, me anë klazolave të Traktatit për Partneritet Strategjik Gjithëpërfshirës me RPDK-së.

Ndërkohë që Kina, ndonëse zyrtarisht ruan ende një pozicion neutral, po e shikon këtë partneritet të sigurisë midis Rusisë dhe RPDK-së, gjithmonë edhe më shqetësues, pasi Pekini jo-vetëm që detyrohet të ndajë ndikimin historik mbi Phenianin me Moskën, por gjithashtu ky partneritet po tërheqë drejt rajonit të Azisë Verilindore vëmendjen e padëshiruar të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – diçka që Kina është historikisht përpjekur që ta shmang.

Ndërsa me dislokimin e forcave të armatosura elitë të “Divizionit 11” të Forcat Tokësore të Ushtrisë Popullore Koreane, për të asistuar në operacionet ushtarake të Rusisë për çlirimin e territoreve të okupuara prej intervencionistëve ukrainas të Obllastit të Kurskut, duket se RPDK ka tronditur themelet e stabilitetit gjeo-politik dhe sigurisë së kontinentit euroaziatik, dhe ashtu si trupat koreanoveriore sot ndodhen në dyert e Evropës, ashtu edhe lufta është katapultuar dhe ka ndodhet sot në dyert e Azisë Verilindore.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

29/10/2026

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

29/10/2026

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

29/10/2026

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

29/10/2026

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

29/10/2026

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

29/10/2026

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

29/10/2026

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

29/10/2026

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

29/10/2026

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

29/10/2026

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

29/10/2026

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

29/10/2026

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

29/10/2026

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

29/10/2026

Sfida e pritshmërive

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit
  • “Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.