AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli

by SHT Media
14/11/2025
in Politikë
6
0
Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Artikull ekskluziv i Haaretz, nga Oden Yaron, përshtatur në shqip

Të mërkurën, 12 nëntor, gazeta e njohur izraelite Haaretz, ka publikuar një artikull ku thuhet se kompania izraelite e mbrojtjes, Elbit Systems, do të furnizojë Shqipërinë me sisteme të reja artilerie, mortaja (armë artilerie me tytë të shkurtër që hedhin predha me trajektore shumë të lartë) dhe dronë.

Në dokumentin zyrtar, sipas gazetës, theksohet se kompania izraelite e mbrojtjes do të ndihmojë Shqipërinë të krijojë një industri të pavarur ushtarake, duke shtuar se në shtator të këtij viti është firmosur një marrëveshje mes qeverive të dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, që ende nuk është publike dhe për të cilën bazohemi vetëm në këtë artikull, Shqipëria do të marrë:

Howitzer ATMOS 155 mm (një top i rëndë artilerie, i montuar mbi kamion ushtarak)

Mortaja 120 mm SPEAR (një armë e cila përdoret për të goditur objektiva në distanca të mesme, montohet mbi automjete të lehta ushtarake)

Dronët Magni-X dhe Thor, për përdorim taktik në distanca të shkurtra


Vlera e kontratës nuk është bërë publike. Vitet e mëparshme, nga marrëveshje të ngjashme, dihet se një njësi ATMOS kushton rreth 5 milionë dollarë.

Dronët Magni-X dhe Thor

Magni-X është një dron i vogël, që mund të fluturojë edhe në zona me pengesa për sinjalet e GPS. Ky model përdoret edhe nga ushtria britanike dhe ajo austriake.

Droni Thor peshon deri në 15 kg dhe mund të mbajë pajisje për vëzhgim dhe mbledhje informacioni ose sistemin TerminaTHOR, i cili hedh nga ajri pesë municione të vogla. Ai mund të fluturojë rreth 70 minuta pa ngarkesë të rëndë.

Prodhimi në Shqipëri

Elbit Systems, gjithnjë sipas asaj që shkruan gazeta izraelite Haartez, do të bashkëpunojë me kompaninë shtetërore shqiptare KAYO, e krijuar në vitin 2024 për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. KAYO do të ndërtojë një fabrikë prodhimi prej 5 mijë metrash katrorë në veri të vendit.

Në fazën e parë, Izraeli do t’i japë Shqipërisë 10 dronë. Më pas, Elbit do të ndihmojë ngritjen e linjave të prodhimit për dronë dhe sisteme artilerie brenda Shqipërisë.

Në dokumentet e dorëzuara për miratim nuk janë bërë publike shumat financiare apo burimet e financimit. Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të garantohet nga korporata izraelite e sigurimit të eksporteve, ASHRA.

Bashkëpunime të tjera

Në prill, Elbit Systems firmosi edhe një marrëveshje për ngritjen e një Akademie aviacioni në Vlorë, në bashkëpunim me KAYO.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka rritur investimet në mbrojtje vitet e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, buxheti ushtarak ka arritur nga 13 milionë euro një dekadë më parë, në rreth 138 milionë euro.

Izraeli dhe Shqipëria kanë zhvilluar ndër vite bashkëpunim edhe në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Brazili zgjeron marrëveshjen me Elbit

Ndërkohë, sipas Haaretz, Elbit Systems ka vazhduar të marrë porosi nga e gjithë bota në muajt e fundit, pavarësisht presionit ndërkombëtar mbi Izraelin, që kulmoi me vendimin e qeverisë spanjolle për të vendosur embargo armësh dhe anuluar kontratat.

Elbit Hermes 900

Java e kaluar, Forca Ajrore e Singaporit njoftoi se do të blejë dronët e avancuar Hermes 900 Kochav (Yll) nga Elbit, në vend të Hermes 450 që përdorin aktualisht. Në tetor, Elbit Systems njoftoi një marrëveshje tjetër prej 120 milionë dollarësh për furnizimin me dronë Hermes 900.

Edhe Brazili, që akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza, vazhdon të përdorë sisteme izraelite. Dy javë para se të bashkohej me peticionin kundër Izraelit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Brazili vendosi të zgjaste një kontratë të vitit 2021 me Elbit Systems për blerjen e dronëve Hermes 900. Për këtë të fundit, Elbit Systems do të marrë mbi 20 milionë dollarë.

Megjithatë, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva bllokoi blerjen e 36 topave ATMOS në 2024-ën, pasi Elbit Systems kishte fituar një tender.

Në shkurt 2024, ai krahasoi operacionet e Izraelit në Gaza me ato të nazistëve, duke thënë se “ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez nuk ka ndodhur në asnjë moment tjetër historik, përveçse kur Hitleri vriste hebrenjtë”. Megjithatë, para 6 javëve, Forca Ajrore e Brazilit njoftoi se kishte planifikuar të blinte, pa tender, një stacion kontrolli tokësor për dronët Hermes 900, i pajisur me sistemin e vëzhgimit SPECTRO XR të kompanisë Elbit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

29/10/2026

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

29/10/2026

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

29/10/2026

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

29/10/2026

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

29/10/2026

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

29/10/2026

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

29/10/2026

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

29/10/2026

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

29/10/2026

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

29/10/2026

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

29/10/2026

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

29/10/2026

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

29/10/2026

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

29/10/2026

Sfida e pritshmërive

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit
  • “Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.