• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi “Misioni kundër drogës”

13/11/2025
in Politikë
Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi “Misioni kundër drogës”

Në kuadër të takimit të parë të përbashkët ndërqeveritar Shqipëri–Itali, që u zhvillua sot në Romë, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Piantedosi.

Në qendër të bisedës ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, lufta kundër trafikut të narkotikëve, krimit të organizuar e pastrimit të parave, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në trajnimin e policisë.

Në prani të të dy ministrave, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane. Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale midis strukturave policore të dy vendeve.

Ministrja Koçiu nënvizoi angazhimin për të nisur punën mbi një memorandum të ri të përbashkët, që do të forcojë bashkëpunimin në identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të fituara nga veprimtari kriminale, si prioritet i përbashkët i dy qeverive.

Po ashtu, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme italiane për Akademinë e Sigurisë, në kuadër të marrëveshjes së vitit 2023, përmes së cilës janë trajnuar deri tani 68 studentë dhe pedagogë shqiptarë në akademitë e Policisë italiane.

Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi akademik dhe harmonizimit të programeve të formimit policor, për të mundësuar njohje të ndërsjellë të diplomave dhe rritje të standardeve të trajnimit.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara, që tregon se kur ekziston besim dhe vizion i përbashkët, rezultatet janë të qëndrueshme dhe në dobi të sigurisë së qytetarëve tanë”, u shpreh Ministrja Koçiu pas takimit në rrjetet sociale.

Takimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes përfaqësojnë një moment të ri në bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurisë, duke thelluar më tej partneritetin e gjatë mes dy vendeve mike.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!