AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha poston videon e atentatit ndaj Gilmando Danit: Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që..

by SHT Media
12/11/2025
in Politikë
6
0
Berisha poston videon e atentatit ndaj Gilmando Danit: Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer përsëri ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit të Rinasit (11 nëntor), ku u vra në atentat në mes të ditës Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së. 

Duke ironizuar Policinë e Shtetit, teksa postoi në Facebook edhe videon e momentit të vrasjes, lideri i selisë blu shkruan se uniformat blu nuk i panë vrasësit sepse i kishin sytë të zënë nga maskat. 

“Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që kishte mbyllur sytë me maska!”, thekson ai në reagimin e shkurtër karshi pamjeve. 

Video e atentatit u publikua edhe nga “Panorama Online”, ku dallohen qartë ekzekutorët me taktikë komando apo paramilitarë, të organizuar, të cilët i zënë pritë në mes të rrugës dhe qëllojnë me breshëri automatikësh veturën “Benz” me ngjyrë të bardhë, ku udhëtonin Dani dhe Shaljani, që sapo ishin kthyer nga Barcelona. 

Berisha reagoi edhe gjatë konferencës për shtyp mesditën e sotme, ku akuzoi ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit se rendi dhe siguria nuk ekzistonin dhe ishin kthyer në rrezik për jetët e qeveritarëve, me atentate në mes të ditës dhe autorë që largoheshin të pashqetësuar. 

“Ekzekutimi publik i Gilmando Danit dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit janë një ngjarje e cila u patronua kryekëput nga shteti, për llogari të bandave më të afërta me qeverinë sesa banda e Shullazit. Nuk ekziston asnjë zonë tjetër në vend ku të jenë të përqendruara kaq shumë forca policore. Ajo është vetëm 100 metra nga rajoni i Policisë së Rinasit dhe pak metra nga dalja e sallonit VIP”, tha Berisha mes të tjerash. 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

30/10/2026

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

30/10/2026

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

30/10/2026

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

30/10/2026

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

30/10/2026

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

30/10/2026

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

30/10/2026

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

30/10/2026

Nazarko: Masat e paketës fiskale janë të vonuara. Protesta e vërtetë është në shoqëri, jo te numrat

30/10/2026

“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

30/10/2026

Trump dhe Melania organizojnë festën e Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë, shpërndajnë ëmbëlsira për qindra fëmijë

30/10/2026

Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë

30/10/2026

Instituti Ekonomik Gjerman: Tarifat e Trump dështuan të ulin deficitin tregtar të SHBA-së

30/10/2026

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

30/10/2026

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s
  • “Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.