AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

E quajti komunist, Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut

by SHT Media
12/11/2025
in Botë
6
0
E quajti komunist, Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se do të kontaktojë me presidentin Donald Trump përpara se të marrë zyrtarisht detyrën, me qëllim mbrojtjen e interesave të qytetit. 

Sipas New York Post, Mamdani tha se synon të bashkëpunojë edhe me kundërshtarët e tij, por se do të kundërshtojë çdo veprim të qeverisë federale që mund të dëmtojë banorët e Nju Jorkut. 

“Do të kontaktoj me Shtëpinë e Bardhë ndërsa përgatitemi të marrim detyrën, sepse kjo marrëdhënie është thelbësore për suksesin e qytetit,” theksoi ai në një intervistë për NBC New York. 

Kryebashkiaku demokrat shprehu synimin e tij për të penguar qeverinë federale që të “mbushë qytetin me agjentë të ICE ose trupa të Gardës Kombëtare”, duke shtuar se është përgjegjësia e tij të bashkëpunojë me kundërshtarët dhe të parandalojë pasoja negative për qytetarët e Nju Jorkut. 

Mamdani theksoi se mesazhi i tij për Trump do të jetë i qartë: “Jam këtu për të punuar në dobi të të gjithë atyre që e quajnë këtë qytet shtëpinë e tyre, dhe jam i gatshëm për bashkëpunim, për sa kohë që kjo nuk bëhet në kurriz të Njujorkezëve.” 

Kryetari i sapozgjedhur zbuloi gjithashtu se ka kontaktuar me guvernatoren Kathy Hochul për të diskutuar mënyrat e përballjes me sfidat që vijnë nga sulmet publike të Donald Trump ndaj Nju Jorkut. 

Presidenti amerikan kishte deklaruar përpara zgjedhjeve të 4 nëntorit se mund të pezullonte fondet federale, madje edhe të ndërhynte në administratën lokale, nëse Mamdani, të cilin e quajti “komunist”, do të fitonte zgjedhjet. 

Trump kishte shprehur mbështetje të vakët për kundërshtarin e Mamdanit, demokratin Andrew Cuomo, duke thënë se e përkrahte “vetëm sepse nuk donte fitoren e kandidatit 34-vjeçar mysliman”. 

Ai madje parashikoi se Miami do të kthehet në “strehë të sigurt” për ata që nuk do të durojnë politikat e kryebashkiakut të ri. 

“Demokratët janë aq ekstremë sa që Miami do të bëhet së shpejti një vendstrehim për ata që ikin nga komunizmi në Nju Jork,” deklaroi Trump, duke shtuar me ironi se një nga këta ‘të ikur’ mund të jetë edhe vetë. “Jetoj në Nju Jork, por po përpiqem të largohem, nuk dua të jetoj nën një regjim komunist,” tha presidenti amerikan. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

30/10/2026

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

30/10/2026

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

30/10/2026

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

30/10/2026

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

30/10/2026

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

30/10/2026

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

30/10/2026

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

30/10/2026

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

30/10/2026

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

30/10/2026

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

30/10/2026

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

30/10/2026

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

30/10/2026

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

30/10/2026

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja
  • Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.