AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Iu arratis policisë me makinë, por përfundoi në një bar: 4 të vdekur dhe 11 të plagosur në Florida

by SHT Media
09/11/2025
in Botë
6
0
Iu arratis policisë me makinë, por përfundoi në një bar: 4 të vdekur dhe 11 të plagosur në Florida
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një makinë që po i shpëtonte policisë u përplas me turmën përpara një bari të mbushur me njerëz në Tampa, Florida.

Sipas policisë së Tampës, ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 të mëngjesit të së shtunës, kur një njësi ajrore vuri re një makinë që po udhëtonte me shpejtësi dhe në mënyrë të rrezikshme në autostradë. Më herët ajo ishte parë duke bërë gara në një lagje tjetër.

Patrulla e autostradës së Floridës tentoi ta ndalonte duke përdorur manovrën PIT, që konsiston në goditjen e pjesës së pasme të makinës për ta bërë të rrotullohet, por tentativa dështoi. Oficerët u tërhoqën ndërsa automjeti vazhdoi me shpejtësi drejt zonës historike Ybor City, të njohur për jetën e natës dhe turistët.

Pak më pas, drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas me mbi njerëzit jashtë barit “Bradley’s on 7th”, njoftoi policia, duke theksuar se përplasja nuk ishte e qëllimshme.

Tre persona humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spital. Të paktën dy persona ndodhen në gjendje kritike, shtatë janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy të tjerë janë trajtuar dhe lëshuar nga spitali. Dy persona me lëndime të lehta refuzuan trajtimin në vendngjarje.

“Çfarë ndodhi këtë mëngjes ishte një tragjedi pa kuptim. Zemrat tona janë me familjarët e viktimave dhe të gjithë ata që u prekën nga kjo ngjarje”, tha shefi i policisë, Lee Bercaw, duke dënuar drejtimin e pakujdesshëm që “rrezikoi jetë të pafajshme.”

Autoritetet kanë identifikuar shoferin si Silas Sampson, 22 vjeç, i cili është akuzuar për katër vepra të vrasjes me automjet dhe katër akuza për shmangie nga policia me pasoja të rënda, të gjitha krime të shkallës së parë.

“Kjo humbje ndjehet në gjithë qytetin tonë”, deklaroi kryetarja e bashkisë së Tampës, Jane Castor.

Pronari i barit, Bradley Nelson, tha se makina fillimisht goditi tre persona në trotuar përpara se të përplasej në zonën e jashtme të lokalit.

“Kjo ngjarje ka qenë jashtëzakonisht traumatike për stafin dhe për mua personalisht. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve”, shtoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

30/10/2026

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

30/10/2026

Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

30/10/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

30/10/2026

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

30/10/2026

Protesta, Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë!

30/10/2026

“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

30/10/2026

Protestat në Itali, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë!

30/10/2026

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum
  • Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.