AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

95 punonjës shëndetësorë mbahen peng nga Izraeli, thirrje për lirim

by SHT Media
29/10/2025
in Botë
6
0
95 punonjës shëndetësorë mbahen peng nga Izraeli, thirrje për lirim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë po mobilizohen dhe po bëjnë thirrje për veprim, duke kërkuar lirimin e Dr. Hussam Abu Safia dhe të paktën 94 mjekëve e infermierëve të tjerë palestinezë, që mbahen aktualisht peng nga autoritetet izraelite.

Të hënën, në një aktivitet të organizuar nga Healthcare Workers Watch (HWW) dhe Amnesty International UK, dhjetëra mjekë e punonjës shëndetësorë protestuan jashtë spitalit “St Thomas’ Hospital” në Londrën qendrore, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë punonjësve shëndetësorë që ndodhen në kushte çnjerëzore në burgjet izraelite.

Protesta u zhvillua vetëm disa ditë pasi një gjykatë izraelite zgjati me gjashtë muaj të tjerë ndalimin arbitrar të Dr. Hussam Abu Safia, në bazë të ligjit të ashtuquajtur “Unlawful Combatants Law”, i cili është dënuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas organizatave ndërkombëtare, pesë punonjës shëndetësorë kanë vdekur ose janë vrarë në paraburgimin izraelit, ndërsa pesë të tjerë janë zhdukur dhe fati i tyre mbetet i panjohur. Ministria Palestinase e Shëndetësisë deklaron se të paktën 1,722 punonjës shëndetësorë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë dy viteve të fundit.

Sipas HWW, shumica e punonjësve të shëndetësisë u rrëmbyen nga ushtria izraelite drejtpërdrejtë nga spitalet apo ambulancat, ndërsa ishin në detyrë.

Dëshmitë e mbledhura nga HWW dhe organizata të tjera dokumentojnë tortura dhe abuzime sistematike, që palestinezët përjetojnë gjatë ndalimit.

Dr. Rebecca Inglis, nga HWW, tha se ndalimi i mjekëve është në shkelje të të drejtave të njeriut.

“Vazhdimi i ndalimit nga Izraeli i pothuajse njëqind punonjësve shëndetësorë është në kundërshtim të qartë me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare. Jemi thellësisht të shqetësuar për mirëqenien e tyre, duke pasur parasysh provat e shumta që tregojnë se të ndaluarit palestinezë po torturohen në paraburgim izraelit”.

Kush është Dr. Hussam Abu Safia?

Dr. Abu Safia është drejtor i Spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës. Ai u arrestua më 27 dhjetor 2024, pas një bastisjeje të trupave izraelite në spital, një nga të fundit që ende funksiononte në atë kohë.

Sipas “Amnesty International”, ai po mbahet pa asnjë akuzë apo gjykim, nën një ligj izraelit.

Megjithë bombardimet e pandërprera dhe vdekjen tragjike të djalit të tij në një sulm ajror izraelit, Dr. Abu Safia vazhdoi të qëndronte në detyrë, duke udhëhequr ekipin e tij nën kushte të pamundura.

Që nga arrestimi i tij, janë shfaqur raporte të besueshme për tortura, abuzime fizike dhe trajtim poshtërues, përfshirë humbje të dukshme në peshë dhe mungesë të kujdesit mjekësor e ligjor, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor në Gaza

Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar, duke e bërë sistemin shëndetësor pothuajse të paralizuar. Kombinimi i vrasjes së mjekëve dhe infermierëve, arrestimeve të tyre dhe mungesës së pajisjeve ka krijuar një krizë të thellë humanitare.

Midis 7 tetorit 2023 dhe 20 tetorit 2025, HWW ka dokumentuar 431 raste të punonjësve shëndetësorë palestinezë të ndaluar nga Izraeli.

Sipas të dhënave më të fundit:

  • 309 prej tyre janë liruar, përfshirë 67 si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi më 13 tetor 2025;
  • 5 janë ende të zhdukur (3 mjekë të lartë, një farmacist i UNRWA-s dhe një fizioterapist);
  • 5 të tjerë janë vrarë ose kanë vdekur në paraburgim izraelit, trupat e të cilëve nuk janë kthyer ende te familjarët;
  • Familjet e 22 punonjësve nuk kanë ende informacion për fatin e tyre.

Kush janë 95 punonjësit e tjerë të ndaluar?

Punonjësit e shëndetësisë që vazhdojnë të mbahen në paraburgim kanë kaluar mesatarisht 511 ditë nën arrest, disa që nga javët e para të luftës.

Nga 95 personat e ndaluar,

  • 80 janë nga Gaza,
  • 15 nga Bregu Perëndimor i pushtuar.

Nga Gaza:

  • 31 janë infermierë,
  • 17 mjekë,
  • 15 staf administrativ ose mbështetës në spitale,
  • 14 paramedikë,
  • 2 farmacistë,
  • 1 teknik mjekësor.

Ndër ta, 25 mbanin poste drejtuese, 50 ishin në nivele të mesme dhe 5 punonjës të rinj.
Të gjithë, përveç njërit, janë burra.

Shumica janë nga Veriu i Gazës (36 persona), Khan Younis (24), Qyteti i Gazës (18) dhe Rafah (3).

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

01/11/2026

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

01/11/2026

Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

01/11/2026

Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

01/11/2026

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

31/10/2026

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

31/10/2026

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

31/10/2026

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

31/10/2026

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

31/10/2026

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

31/10/2026

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

31/10/2026

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

31/10/2026

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

31/10/2026

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

31/10/2026

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar
  • Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.