AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

260 km në këmbë nga Prishtina në Tiranë brenda 24 orëve, kush është “Marathonomaku” që vrapon për Festën

by SHT Media
27/11/2023
in Kryesore
6
0
260 km në këmbë nga Prishtina në Tiranë brenda 24 orëve, kush është “Marathonomaku” që vrapon për Festën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjashëm me një Marathonomak, të përshkruar aq bukur në poezinë e Fan Nolit, është nisma më e re e shqiptarit nga Kosova, Erzen Zyberaj. Jo për të sjellë lajmin e çlirimit apo të fitores, por për të përcjellë në mënyrë simbolike idenë e një kombi, që feston më 28 nëntor Festën e Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë në 1912, datë që bëri bashkë gjithë figurat politike dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Nën praninë e kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Rama, vrapuesi është nisur paraditen e sotme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë. Ai do të përshkruaj 260 km, për të mbërritur të martën, më 28 nëntor në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, shkruan Rama në Facebook.

Pak ditë më parë, atleti kishte lajmëruar në rrjetet sociale nismën e tij të veçantë.

“Për atë që guxon, asgjë s’është e pamundur. Bota u përket guximtarëve!”
JEMI NJË
Edhe pak ditë deri tek sfida e radhës 260km
Ata të cilët dëshirojnë të na bashkohen në vrapim, ditën e Hënë në ora 10:00 nisemi nga Sheshi Skënderbeut para Teatrit Kombëtar.
#260KM”, shkruante ai.

Erzen Zyberaj njihet tashmë për vrapimet e gjata dhe sfidat që ai ka marrë në sportin e tij.

Përfaqësuesi i Kosovës në vrapimet e gjata dhe kampion në vrapimet malore dhe maratona, në muajin maj të këtij viti ndërmori një iniciativë të jashtëzakonshme, duke vrapuar 63 kilometra për vetëm 5 orë e gjysmë, me ritëm mesatar të vrapimit 5.14 minuta për kilometër.

Ai e filloi vrapimin e tij nga kryeqyteti, Prishtina – Fushë Kosovë – Drenas – Malishevë – Klinë – Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë, për të përmbyllur në Rahovec, vendlindja e tij.

Zyberaj me vrapime të gjata merret që prej dy vitesh dhe ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror “Berlin100 km” të këtij viti./Liberale.al

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.