AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

by SHT Media
21/12/2025
in Botë
6
0
21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi militant Shteti Islamik, i njohur ndryshe si ISIS, mbetet një nga kërcënimet më serioze të sigurisë globale, edhe pse ka humbur territorin që dikur kontrollonte në Lindjen e Mesme. Historia e tij është komplekse dhe rrënjët shkojnë më shumë se dy dekada pas.

Sipas Lorenzo Vidinos, drejtor i Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Washington, origjina e Shtetit Islamik daton në fillim të viteve 2000, në Irak, pak para pushtimit amerikan të vitit 2003.

“Grupi fillimisht ishte i vogël dhe u formua në Irak, duke u bërë një nga aktorët kryesorë të kryengritjes kundër forcave amerikane pas pushtimit. Në fillim, ai veproi si dega lokale e Al Kaedës në Irak”.

Këto pamje të hershme shfaqin luftëtarë të veshur me të zeza që marshojnë në rrugë, stërviten me armë dhe marrin pjesë në beteja. Me kalimin e kohës, organizata u shkëput nga Al Kaeda dhe përfitoi nga kaosi i luftës civile në Siri, duke zgjeruar aktivitetin përtej kufijve irakianë.

Në vitet 2011–2012, ISIS u shndërrua në një forcë të fuqishme ushtarake. Kulmi i fuqisë së tij erdhi në vitin 2014, kur grupi shpalli krijimin e të ashtuquajturit “Kalifat”. Në atë periudhë, ISIS kontrollonte territore të gjera në Irak dhe Siri.

Këto pamje nga Baghouz i Sirisë në vitin 2019 tregojnë momentin e rënies së kalifatit, me dhjetëra luftëtarë të ISIS-it të ulur në tokë, pasi janë dorëzuar. Por, sipas ekspertëve, humbja territoriale nuk do të thotë fundi i kërcënimit.

“Kalifati i vetëshpallur është zhdukur, por ISIS vazhdon të jetë aktiv. Ai ka ende prani në Siri dhe Irak dhe disa nga degët e tij në botë janë shumë aktive, si ISIS-Khorasan në Afganistan”.

Vetëm ditë më parë, një sulm i ISIS në Siri vrau tre ushtarë amerikanë, duke rikujtuar se grupi mbetet i aftë të godasë objektiva ushtarake dhe civile. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi duke e cilësuar sulmin si një akt të rëndë terrorizmi.

Ndërkohë, ISIS ka zhvendosur fokusin drejt taktikave të reja. Ai operon përmes qelizave të fshehta, sulmeve të shpejta dhe një rrjeti të gjerë degësh, veçanërisht në Afrikë dhe Azi.

Në Rusi, një sulm në një sallë koncertesh në mars të vitit 2024 la të paktën 143 të vrarë. Në Iran, shpërthime vdekjeprurëse në qytetin Kerman morën jetën e gati 100 personave. Ndërsa në Evropë, autoritetet kanë parandaluar disa atentate të frymëzuara nga ideologjia e ISIS-it.

Një element kyç i mbijetesës së grupit është prania e tij në internet.

“ISIS ka ende një prani shumë të fortë online. Propaganda e tij shpërndahet gjerësisht dhe tashmë është e decentralizuar. Të ashtuquajturit simpatizantë prodhojnë vetë materiale propagandistike dhe i shpërndajnë në platforma të ndryshme”.

Ekspertët e quajnë këtë fenomen “Kalifati Virtual”, një hapësirë digjitale që vazhdon të radikalizojë dhe të nxisë sulme.

Ata vazhdojnë të kryejnë sulme masive. Pakistanezët Said dhe Navid Akram, babë e bir 50 dhe 24 vjeç, autorët e masakrës me armë të dielën në një plazh në Sidnej, ku vranë 15 persona dhe plagosën 27 të tjerë gjatë festës hebraike të Hanukës, ishin anëtarë të celulës terroriste lokale të “Shtetit Islamik”.

Policia gjeti në automjetin e tyre një flamur të organizatës terroriste. Hetuesit dyshojnë se ata e kishin planifikuar prej kohësh masakrën.

SHBA-ja kreu një sulm masiv kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri, në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës ndaj forcave amerikane në vend. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se avionët luftarakë, helikopterët sulmues dhe artileria goditën mbi 70 objektiva në vende të shumta në mbarë Sirinë Qendrore. Gjithashtu në operacion u përfshinë avionë nga Jordania.

Sipas Kombeve të Bashkuara, ISIS numëron rreth 10 mijë luftëtarë në zonat e tij kryesore, ndërsa degët në Afrikë po zgjerohen, duke shkaktuar mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur.

Edhe pse raportet amerikane të vitit 2024 thonë se kërcënimi global është në nivelin më të ulët të viteve të fundit, paralajmërimi mbetet i qartë: Shteti Islamik nuk është zhdukur. Dhe ndërsa lufta kundër tij vazhdon në terren dhe online, sfida për sigurinë ndërkombëtare mbetet ende e hapur.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

23/10/2026

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

23/10/2026

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

23/10/2026

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

23/10/2026

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

23/10/2026

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

23/10/2026

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

23/10/2026

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

23/10/2026

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

23/10/2026

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

23/10/2026

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

23/10/2026

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

23/10/2026

40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

23/10/2026

Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës

23/10/2026

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD
  • VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.