• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

18-vjeçarët i shpëtojnë burgut? Kriteret e reja për Amnistinë Penale

05/02/2026
in Kronikë, Kryesore
18-vjeçarët i shpëtojnë burgut? Kriteret e reja për Amnistinë Penale

Qeveria ka publikuar sot, 4 shkurt, draftin final të ligjit për Amnistinë Penale, duke përcaktuar kriteret se kush mund të përjashtohet nga vuajtja e dënimit.

Sipas dokumentit:

Burrat e dënuar deri në 3 vjet burg ose çdo dënim tjetër më të lehtë, për vendime të dhëna deri më 31 dhjetor 2025, mund të përfitojnë amnistinë.

Gratë e dënuara deri në 4 vjet burg ose gjobë/alternativa të tjera, për vendime të njëjta, gjithashtu janë të përfshira.

Ata që kanë ende pa vuajtur deri në 3 vjet burg (për burrat) dhe 4 vjet (për gratë), mund të përfitojnë lirimin.

Përveç kësaj, amnistia përfshin të moshuarit: burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç, si dhe të rinjtë që kanë qenë 18 vjeç (apo të mitur) në momentin e kryerjes së veprës penale.


Drafti për Amnistinë 2026
Shkarko këtu

Vlen të theksohet se nga Amnistia nuk përfitojnë personat që i janë shmangur drejtësisë apo ata që po gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Krime të rënda që nuk përfshihen në amnisti:

  • Krime kundër njerëzimit.
  • Krime kundër jetës, të kryera me dashje.
  • Vepra kundër shëndetit me dashje.
  • Krime seksuale.
  • Vepra kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.
  • Vepra kundër pasurisë dhe ekonomisë (p.sh. korrupsion, falsifikim, organizata kriminale, vepra terroriste).
  • Krime kundër lirisë së personit, moralit, mjedisit, pavarësisë dhe rendit kushtetues.
  • Krime kundër zgjedhjeve, autoritetit të shtetit dhe drejtësisë.

Zbritja e dënimit (pa u përjashtuar totalisht)

Për ata që nuk përjashtohen nga amnistia, mund të ketë zbritje dënimi: 1 vit e gjysëm për gratë dhe të miturit dhe 1 vit për burrat.

Nuk përfitojnë zbritje:

– Dënimet me burgim të përjetshëm

– Krime të rënda të veçanta (përshembull vrasje me dashje, krime të rënda seksuale, krime nga banda dhe organizata kriminale).

Janë më shumë se 10 mijë persona përfitues të Amnistisë Penale që pret së shpejti vulën e qeverisë. Mbi 7700 prej tyre kanë procedime për drejtim të parregullt të automjeteve.

Vetëm pak më shumë se 1 mijë e 300 janë të dënuar, nga të cilët 380 do të lirohen ndërsa 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Duke marrë parasysh kritikat e herëpashershme të vetë kryeministrit Edi Rama, pritet që të ketë ndryshime ligjore edhe te paraburgimi për vepra të lehta penale, edhe pse në draft nuk ka ndonjë pikë specifike për këtë.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaruar se nuk duhet të vendoset paraburgim për veprat penale me dënim deri në 2 vjet burg, ndërsa për të rëndat, duhet parë sipas rasteve.

“Arresti me burg duhet të jetë fjala e fundit”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!