Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, duke theksuar nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe kthim në një “zgjidhje politike dhe diplomatike”, njofton Kremlini.
Gjatë telefonatës, Pezeshkian falënderoi Rusinë për solidaritetin dhe e informoi Putinin mbi zhvillimet e fundit në konfliktet në rajon.
Tensionet u përshkallëzuan që nga sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit të shtunën e kaluar, ku humbën jetën qindra persona, përfshirë liderin suprem iranian dhe zyrtarët e lartë ushtarakë.
Përgjigjja e Teheranit përfshiu sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe disa vendeve arabe që strehojnë objektiva të SHBA-së.











