Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve.
Drejtuesi politik Luçiano Boçi ishte prezent në këtë mbledhje duke bërë të ditur konfirmimin e dy emrave si kandidat për kryetar të PD Genti Ibroja dhe Ardit Qylybyli.
Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve. Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes.
Anëtari i kryesisë, Ervin Gjini teksa po fliste se cilat janë arsyet që emri i tij dhe emri i zëvendës kryetarit të PD Arben Lushaj apo të tjerë emra që kanë qenë të propozuar nga baza nuk janë sjellë si kandidat për kryetar të PD.
Po ashtu Gjini gjatë fjalimit të tij tha se këto kritere nuk janë bërë të ditura më përpara dhe se është e qartë përse janë përjashtuar nga kjo mundësi për të garuar për kryetar të PD.
Sipas burimeve brenda selisë blu në Shkodër ka ndërhyrë Arban Lutfija teksa Ervin Gjini po fliste duke e kundërshtuar këtë të fundit.
Kjo solli debate mes njëri-tjetrin dhe më pas përfundoi në përplasje fizike teksa sipas burimeve Lutfija është personi që është goditur.
E gjithë kjo skenë ka ndodhur në sytë e drejtuesit politik Luçiano Boçi i cili është munduar të ndërhyjë bashkë me anëtar të tjerë të PD Shkodër për të shuar këtë përplasje fizike.
PD Shkodër qartazi është e ndarë në dy grupime ku njëra palë mbështet kandidstin Qylybyli, ish zëvendës kryetar i bashkisë Shkodër në kohën jur kjo bashki drejtorhej nga Bardh Spahija, sot deputet i PD dhe pjesa tjetër janë mbështetës të kandidatit Gent Ibro, ish drejtor i IMT në bashkinë Shkodër.
Debatet verbale më pas kanë degjeneruar në përplasje fizike e fyerje mes disa pjesëmarrësve në mbledhje. Të pranishmit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Zgjedhjet për kreun e degës së PD Shkodër pritet të mbahen më 15 mars.











