Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i kërkoi Meksikës të “shtojë” përpjekjet e saj në luftën kundër karteleve, pas një operacioni të madh u përmbyll me vrasjen e kreut të kartelit CJNG.
“Meksika duhet të shtojë përpjekjet e saj kundër karteleve dhe drogës!” tha ai në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.
Të dielën, forcat federale të sigurisë meksikane kryen një operacion ushtarak që kishte në target Kartelin e Gjeneratës së Re të Jaliscos në qytetin Tapalpa, rreth 130 kilometra në jug të Guadalajarës, kryeqytetit të shtetit të Jaliscos. Raportohet se kreu i kartelit El Mencho u vra gjatë përleshjes.
Pas operacionit, u raportuan shumë bllokada rrugësh dhe incidente me zjarrvënie të automjeteve dhe bizneseve në Jalisco dhe shtete të tjera, të përshkruara si hakmarrje e mundshme nga organizata kriminale.
Qeveria e shtetit të Jaliscos u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, pezulloi transportin publik dhe aktivizoi një “alarm të kuq” për shkak të kërcënimeve për sigurinë publike. Dhuna është përshkallëzuar në disa shtete të Meksikës ditët e fundit.











