• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

13/03/2026
in Botë
Reading Time: 2 mins read
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Farooq Abdullah, ish-kryeministër i rajonit indian Jammu dhe Kashmir (rajon në veri të nënkontinentit indian, në zonën e Himalajeve), i shpëtoi për mrekulli një atentati gjatë një ceremonie martesore, pasi një person u përpoq ta qëllonte nga një distancë shumë e afërt.

Sulmi ndodhi në prani të shumë të ftuarve, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe shmangien e një tragjedie.

Pa shfaqur asnjë shenjë pendese, burri që tentoi të vriste ish-kryeministrin Abdullah (i cili është njëkohësisht kryetar i Partisë Jammu dhe Kashmir), i tha policisë të mërkurën se kishte pritur 20 vite për këtë moment. Ai pranoi se sulmi vinte nga një “agjendë personale”.

Incidenti ndodhi gjatë një dasme në Jammu, ku pamjet treguan sulmuesin 63-vjeçar, Kamal Singh Jamwal, duke iu afruar Abdullahut (i cili mbrohej nga truprojat) përpara se të qëllonte me armën e tij personale të licencuar. Plumbi nuk e goditi objektivin dhe Jamwal u neutralizua menjëherë nga komandot e Gardës Kombëtare të Sigurisë (NSG), të cilët i shpëtuan mrekullisht jetën ish-kryeministrit.

Kur një polic e pyeti pse donte ta vriste Abdullahun, i akuzuari tha: “Sot pata mundësinë ta vrisja, por nuk u vra, ai mbijetoi.” Kur u pyet përsëri për motivin, ai u përgjigj: “Kisha misionin tim.”

Jamwal u rrah nga njerëzit e pranishëm në ceremoninë martesore dhe më pas u arrestua.

Rakesh Singh, një dëshmitar okular, i tha PTI-së se Jamwal pretendonte të ishte kryetar i një organizate të panjohur më parë të quajtur “Jagran Manch”. I akuzuari tha se jetonte nga qiratë e tre dyqaneve që zotëronte.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka folur edhe i biri i shënjestrës së atentatit, kryeministri aktual i rajonit Omar Abdullah i cili shkroi në X: “Allahu është i mëshirshëm. Babai im shpëtoi për pak. Detajet janë ende të paqarta, por dihet se një burrë me një pistoletë të mbushur arriti të afrohej shumë pranë dhe të qëllonte.”

Allah is kind. My father had a very close shave. The details are sketchy at the moment but what is known is that a man with a loaded pistol was able to get within point blank range & discharge a shot. It was only the close protection team that deflected the shot & ensured that… https://t.co/hYBe64Eigl

— Omar Abdullah (@OmarAbdullah) March 11, 2026

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

13/03/2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

13/03/2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

13/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

13/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport