• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

14/02/2026
in Kronikë
Reading Time: 6 mins read
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

49-vjeçari Klodian Lekocaj alias Klod Cara, nuk ka të ndalur me veprimtarinë e tij kriminale nga brenda burgjeve të Greqisë. I akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ai vazhdon i patrazuar të kryejë krime.

Së fundmi, ai ka nënshkruar një deklaratë ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos.

Meci u plagos me thikë në 29 janar nga një i burgosur grek.

Në deklaratën me shkrim, Lekocaj thotë: “Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin. Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse për ndonjë arsye nuk mund të më ftoni”.

Ndërkohë policia ka kryer një operacion në burgut ku ndodhet Lekocaj dhe ka zbuluar se ai qëndronte pas një rrjeti të futjes së drogës nëpër qeli. 49 vjeçari Lekocaj dhe tre të tjerë të moshës 27, 23 dhe 20 vjeç, nga të cilët njëri tashmë është i burgosur në Qendrën e Paraburgimit, u arrestuan ndërsa dosja e ngritur kundër tyre përfshin edhe një person tjetër.

Nga hetimi rezulton se Klodian Lekocaj, duke vepruar si organizator dhe drejtues i aktiviteteve të organizatës kriminale, ishte përgjegjës për gjetjen e furnizuesve, organizimin e transportit, importimit dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës brenda Qendrës së Paraburgimit, si dhe menaxhimin e fitimeve nga blerja dhe shitja e drogës.

I burgosuri 27-vjeçar vepronte si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i 49-vjeçarit, ndërsa ishte përgjegjës për gjetjen e klientëve, marrjen e drogës së importuar, ruajtjen e saj, si dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës brenda Institucionit të Paraburgimit për llogari të organizatës kriminale.

23-vjeçarja ishte përgjegjëse për marrjen, ruajtjen e përkohshme dhe riformulimin e drogës, si dhe transportimin dhe importimin e saj në Qendrën e Paraburgimit. Ajo gjithashtu merrte një pjesë të fitimeve nga trafikimi i drogës në emër të organizatës kriminale.

Së fundmi, 20-vjeçari ndërmerrte herë pas here transportimin e sigurt të drogës në Qendrën e Paraburgimit.

Gjatë operacionit, brenda Institucionit të Paraburgimit, 23-vjeçarja u kap në posedim të pakove të fshehura me kujdes në trupin e saj dhe në emër të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, që përmbanin kokainë me peshë bruto 33 gramë, heroinë me peshë bruto 21 gramë, metamfetaminë kristalore me peshë bruto 13 gramë, kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë bruto 11 gramë dhe kanabis të papërpunuar me peshë bruto 66 gramë, me qëllim importimin e tyre në Institucionin e Paraburgimit.

Për më tepër, si pjesë e hetimeve, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me ajër, pako me fishekë metalikë për pistoletë me ajër, 2,150 euro, një makinë, si dhe 3 telefona celularë.

Vërehet se tre nga të arrestuarit janë akuzuar në të kaluarën për vrasje, pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje, lëndime trupore, kërcënime, si dhe shkelje të ligjeve për drogën.

Kush është Klodian Lekocaj

Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç, është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i “Mafies së Burgjeve”.

Ai ka thënë për mediat se e konsideron veten “të pafajshëm” e “të përdorur”.

Nga faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka “lidhur fije” te grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë.

I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjec dhe Andi Beqiri 23 vjec.

Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 kallashnikovë dhe 1 thike, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së nje greku dhe tentatives se vrasjes së një shqiptari, te dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022.

Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, per shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj. Klodi në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtëpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombas të tijin. Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjyptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios. Përfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.

Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.

Në maj 2025 Lekocaj mori peng dy gardianë të burgut të Koridhalos përmes një thike, duke u marrë celesat, radiot dhe telefonat celularë. Ai filloi të lëvizte drejt një sektori tjetër të burgut bashkë me 7 egjyptianë, me qëllim futjen në repartin 3, ku dyshohet se do tentonte vrasjen e një shqiptari. Ndërhyrja e forcave të tjëra ndihmoi në neutralizimin e të burgosurve.

Disa ditë më pas, policia ushtroi kontroll në qelinë e Lekocaj dhe disa të dënuarve të tjerë duke gjetur sende të paligjshme si celularë, thika e kokainë.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

14/02/2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

14/02/2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

14/02/2026
Televizioni në fazën e tij më të sinqertë

Televizioni në fazën e tij më të sinqertë

14/02/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport