Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi është kapur duke shpërndarë kokaine në provincën e Breshias në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se 22-vjeçari, i cili ishte duke lëvizur me makinën e tij, fillimisht u ndalua për një kontroll rutinë. Ndërsa më pas sjellja e tij nervoze, bëri që oficerët e policisë, të ushtronin kontroll në mjet.
Brenda makinës, efektivët ata gjetën 70 doza me kokainë, me një peshë totale prej 76 gramë, gati për shitje. Së bashku me drogën, oficerët sekuestruan edhe 415 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.
I dyshuari është një 22-vjeçar shqiptar, banues në Trento, por me vendbanim në Romë, i cili u arrestua me akuzën e trafikimit të drogës.
Ai u dërgua në Zyrën e Komandës për procedurat formale dhe më pas u dërgua në burgun e Canton Mombello në Brescia.











