Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i ka hequr me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas denoncimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Aktualisht, ai është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











