Po ecim shumë mirë në luftë. Po e fitojmë bindshëm”, tha presidenti Donald Trump mëngjesin e kësaj të marte, më 17 mars, gjatë një telefonate të shkurtër me gazetën italiane Corriere della Sera.
Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pas refuzimit nga disa vende evropiane, për të dërguar anije që të kontribuojnë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por presidenti amerikan shfaqet i sigurt.
“Sinqerisht, askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë, dhe nuk do të zgjasë shumë”, shtoi ai.
Sjellim ndërmend se të hënën, Trump u shpreh i zhgënjyer që, pas ndihmës për 40 vende të NATO-s, tani ato nuk po tregohen entuziaste për të dalë në fushë krah Shteteve të Bashkuara.
Por kishte shtuar se SHBA-të janë “vendi më i fortë në botë” dhe se “nuk kanë nevojë për askënd”.
Sot Trump pritet të takohet me kreun e qeverisë irlandeze Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e Ditës së Shën Patrikut.
Ndërkohë, i dërguari i tij për Iranin, Steve Witkoff, do të paraqesë një raport mbi luftën para një grupi senatorësh bipartizanë në Kongres.











