Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Tranziti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Karbunarë.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar, nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e RSH-së.
Shtetasi A. K. u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, këta 6 emigrantë, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.











