• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Subjekt me shumë dritëhije”/ Eksperti: Bistri ka mbajtur nën vëzhgim Ballën dhe një funksionar tjetër të lartë të PS…!

31/01/2024
in Kronikë
Reading Time: 3 mins read
“Subjekt me shumë dritëhije”/ Eksperti: Bistri ka mbajtur nën vëzhgim Ballën dhe një funksionar tjetër të lartë të PS…!
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC” foli për hetimin pasuror të ndërmarrë ndaj Oltion Bistrit. Gjatë intervistës në studio eksperti i Kriminalistikës theksoi se akuzat ndaj tij do të rëndohen.

Një tjetër detaj të cilën Karamuço e ndau gjatë kësaj intervistë është fakti se Oltion Bistri në mënyrë të paligjshme ka mbajtur nën vëzhgim Taulant Ballën, ngjarje e ndodhur kjo sipas tij, gjatë 2022. Ndërsa theksoi se ish-shefi i Forcave Operacionale, Bistri ka shkaktuar përplasje të forta mes politikës dhe Policisë së Shtetit.

Ervin Karamuço: Shtohen akuzat dhe me verifikimin pasuror do t’i shtohet edhe akuza e fshehjes së pasurisë. SPAK ka ndërmarrë një hetim duke rikuperuar dy filtra që nuk kanë funksionuar nga pikëpamja institucionale që janë inspektorati i lartë i deklarimit të pasurisë dhe drejtoria e informacionit. Askush nuk ka ngritur dyshime se nga i kishte të ardhura ky person, asnjëherë nuk u hetua edhe integriteti i këtij personi. Ky person ka mbajtur në vëzhgim në mënyrë të paligjshme dhe atë që është sot ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Kemi të bëjmë me një subjekt me shumë dritëhije që ka bashkëpunuar edhe me segmente të krimit. Tre persona kanë qenë në tavolinë, Taulant Balla dhe një funksionar tjetër i lartë i PS, kanë pikasur një person që ka bërë vëzhgime. Ka shkaktuar shumë probleme në atë kohë dhe përplasje mes politikës dhe Policisë së Shtetit ku emri i tij është përmendur në disa raste. Kjo ndodh kur personat nuk bëjnë punën e Policisë së Shtetit, por shpërdorojnë detyrën.

Ermal Vija: Informonte personat që do kontrolloheshin për lojëra fati. Prokuroria ka nisur hetim pasuror. Për Oltin Bistrin ka pasur detyrim për të deklaruar pasurinë. Prokuroria ka shkuar edhe më tej, pasi është hetim edhe pasuror i familjarëve. Kemi edhe një nismë ku i është kërkuar të gjithë punonjësve të policisë nëse kanë përdorur apo jo aplikacion “Sky acc”. Ata kanë deklaruar se jo, por në të vërtetë rezulton se është përdorur nga një numër i madh. Në të gjithë dosjet drejtues policie kanë rezultuar të përfshirë edhe në ngjarje kriminale.

Pasuritë e sekuestruara të Oltion Bistrit: 

  1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
  2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
  3. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 125 (njëqind e njëzet e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
  4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 (nëntëdhjetë e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.
  5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro e ndodhur në Tiranë./abcnews

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

26/03/2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

26/03/2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

26/03/2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

26/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport