Një mesazh për gratë që përballen me dhunë, padrejtësi dhe vështirësi, por edhe për ato që vazhdojnë të sfidojnë çdo pengesë. Ky ishte urimi i ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropalit për 8 Marsin.
“Sot më 8 Mars, përveç urimit të natyrshëm e me gjithë për të gjitha gratë dhe vajzat, dua të kujtoj me respekt të thellë ato që nuk shpëtuan dot nga dhuna, ato që shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, ato që përballojnë të vetme rritjen e fëmijëve, ato që luftohen sepse guxojnë, ato që luftojnë kundër normalizimit të shtypjes, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën dhe ia dalin çdo ditë duke sfiduar pengesat, ato gra të guximshme dhe inteligjente të potencialit të pakufishëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme kudo ku janë, kudo ku punojnë, kudo ku vuajnë, kudo ku lexojnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë. Si në shkrimet e shenjta: “Drita ndrin në errësirë, dhe errësira nuk e tejkalon dot dritën”. Forca vajza! Gëzuar” shkroi ajo në rrjete sociale









