Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, ka paralajmëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se vrasja e Ajatollah Khameneit do të ketë një çmim të rëndë për ju”, pasi lideri iranian u vra gjatë sulmeve amerikano-izraelite mbi Iranin.
Në një postim në platformën X, Larijani shkruan se Trump “e ka tërhequr popullin amerikan në një luftë të padrejtë me Iranin”, pasi është ndikuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe nga ato që i cilëson si lojëra qesharake.
“A vjen ende Amerika e para – apo Izraeli?”, pyet ai.
Kujtojmë se SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të gjera ndaj Iranit më 28 shkurt dhe që prej asaj date kanë vijuar të godasin objektiva në mbarë territorin e vendit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është shprehur se SHBA-ja ishte në dijeni të veprimit të planifikuar nga Izraeli, çka sipas tij e detyroi Uashingtonin të vepronte “paraprakisht”, përballë sulmeve të pritshme iraniane ndaj forcave amerikane.











