Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u rikujtoi sot të gjitha subjekteve të interesuara se sot është afati i fundit për të aplikuar për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2026.
Subjektet që plotësojnë kriteret ligjore mund të finalizojnë aplikimin në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke siguruar përfshirjen në sezonin veror.
Ministri Gonxhja thekson rëndësinë e respektimit të këtij afati.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit nënvizojnë se respektimi i afateve është thelbësor për organizimin dhe funksionimin e stacioneve të plazhit gjatë sezonit veror.











