Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama thekson se e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri me sulme të vazhdueshme kundër fqinjëve të saj janë jashtëzakonisht të rrezikshme.
POSTIMI I RAMËS:
Shqipëria dënon me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht alarmues dhe nënvizon më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia është një vend vëllazëror, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i vlefshëm i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri duke vazhduar sulmet kundër fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Shqipëria përshëndet reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtjen e territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në ruajtjen e sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.
Albania condemns in the strongest terms the Iranian regime’s ballistic missile attack against Türkiye. The fact that this is the second such attack in recent days is deeply alarming and further underscores the aggressive and destabilizing nature of these actions.
Türkiye is a…
— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2026











