Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka mohuar raportet se Garda e Republikës nuk ka zbatuar vendimin e KLP për shtimin e masave për sigurinë e ish-kreut të SPAK Altin Dumani.
Ministrja e Brendshme tha se Garda e ka zbatuar duke shtuar dy truproja për prokurorin e SPAK.
Albana Koçiu: KLP ka marrë vendim dhe në momentin që merr vendim ka edhe një anëtar përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme në nivelin e zv.ministrit. Jemi vënë në dijeni, kemi qenë pjesë e vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka zbatuar këtë vendim duke shtuar në organikën e saj edhe dy truproja të tjera për Dumanin në nivelin e prokurorit të SPAK. Garda e Republikës ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e dy punonjësve.











