Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka falënderuar Mbretin Abdullah II për mikpritjen e ngrohtë, duke e cilësuar atë si një shenjë të miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të fortë mes Shqipërisë dhe Jordan.
Në një mesazh publik, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës fetare.
“Faleminderit, Madhëria Juaj, Mbreti Abdullah II, për pritjen e ngrohtë, dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm Shqipëri-Jordani!
Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare”, shkruan Begaj.











