Sot, më 11 Shkurt, qytetarët e Tiranës festojnë një nga datat më të rëndësishme të historisë së kryeqytetit, shpalljen e Tiranës si Kryeqytet të Shqipërisë nga Kongresi i Lushnjës në vitin 1920.
Në këtë ditë të veçantë, Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari ka uruar qytetarët dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe zhvillimit të qytetit.
Reagimi i Shkëlqim Hajdarit:
Gëzuar 11 shkurtin Tiranë!
Sot, më 11 shkurt, kujtojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare: 106 vjet më parë, në vitin 1920, Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën Kryeqytet të Shqipërisë.
Kjo ditë është krenari për qytetarët autoktonë tiranas, për familjet që e kanë ndërtuar me mund, kulturë dhe qytetari identitetin e saj, por edhe për të gjithë ata që ndër vite e kanë zgjedhur Tiranën si shtëpinë e tyre, duke e bërë sot metropolin e shqiperisë.
Si Prefekt i Qarkut Tiranë, përulem me respekt para historisë së këtij qyteti dhe angazhohem që, së bashku me institucionet dhe qytetarët, ta çojmë përpara Tiranën tonë – moderne, të drejtë, mikpritëse dhe dinjitoze, ashtu siç e meriton kryeqyteti i Shqipërisë.











