Policia e Korçës ka intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit “Loja e fundit”, duke evidentuar dhe goditur dy raste të tjera të veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit.
Një 43-vjeçar është arrestuar, banues në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Po ashtu janë proceduar penalisht shtetasit G. A. dhe Gj. M., gjithashtu banues në Korçë.
Sekuestrohen si prova materiale tre celularë, në të cilët u gjetën faqe për baste sportive.
Kontrollet u ushtruan në lagjet nr. 8 dhe nr. 9 të qytetit, ku u zbuluan aktivitetet e paligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.
Sekuestrohen 3 celularë.
Në zbatim të Planit të Masave për kontrollin e ambienteve dhe personave që ushtrojnë veprimtarinë e jashtëligjshme të organizimit të lojërave të fatit të palejuara dhe në zbatim të planit të operacionit “Loja e fundit”, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar kontrolle në disa lagje të qytetit. Si rezultat i tyre u goditën 2 raste të tjera, të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin:
-M. P., 43 vjeç, banues në Korçë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. A., dhe Gj. M., banues në Korçë,
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të 43-vjeçarit, në lagjen nr. 8, Korçë, në celularët e shtetasit M. P., dhe G. A., u gjetën faqe për baste sportive. Gjithashtu edhe gjatë kontrollit të ushtruar në celularin e shtetasit Gj. M., në lokalin ku ndodheshe në lagjen nr. 9, Korçë, u gjetën faqe për baste sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.











