Irani ka goditur me raketa Izraelin disa orë pas operacionit të përbashkët mes Izraelit dhe SHBA-së ndaj Teheranit.
Policia njofton se ka marrë raporte për rrëzimin e fragmenteve të raketave në disa zona të qendrës së Izraelit, pas sulmit me raketa balistike nga Irani. Nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme materiale, sipas policisë.
Policia e Autoritetit Palestinez gjithashtu raporton rrëzimin e copëzave të raketave në katër vende të ndryshme në Bregun Perëndimor që nga mëngjesi, pa të lënduar.
Zonat e prekura janë Hebroni dhe Betlehemi në jug, Ramallahu në qendër dhe Nablusi në veri. Policia ka bërë thirrje që palestinezët të shmangin tubimet publike, të qëndrojnë në vendet e sigurta, të largohen nga objekte të dyshimta dhe t’i raportojnë ato pranë autoriteteve.
Ndërkohë, Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Mustafa, ka shpallur një gjendje “alarmi ma
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi gjithashtu një valë të re sulmesh me raketa ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme.











