Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e 14 marsit në Sarandë. Rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar.
Ai ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij. Dyshohet se aty e ka dhunuar fizikisht ish-partneren e tij. Gjithashtu, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj.
Shtetasi K. C. ka qëlluar disa herë në ajër gjatë ngjarjes. Policia ka reaguar shpejt dhe ka bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











