Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vendosur 325 gjoba dhe ka nisur 31 procedime penale gjatë javës së fundit ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët rrezikuan sigurinë në rrugë dhe/ose penguan lëvizjen.
“Konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe me përdorimin e pajisjeve logjistike bashkëkohore. Objektivat madhorë të planit të masave janë parandalimi i ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe parandalimi i kaosit në trafik”, thotë Policia.
Konkretisht: për mosrespektim të radhës në trafik, u vendosën 120 masa; për pengim/bllokim të lëvizjes si pasojë e ndalimeve/pushimeve të gabuara të automjeteve, janë ngritur me karrotrec 98 automjete; për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, u vendosën 64 masa; për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, u vendosën 43 masa.











