Gazment Bardhi duket se ështe ankuar për sulmet politike të deputetes Zegjine Çaushi dhe së fundmi ka gjetur një “armë mbrojtëse” jo të zakonshme: mbështetjen e Aleancës LGBTI dhe disa organizata grash që promovojnë gjinitë alternative.
Në një deklaratë të përbashkët, këto OJF e kanë bërë të qartë se Bardhi është një “aset i çmuar” në parlament dhe meriton të mbahet larg kritikave.
“Ne mbështesim Gaz Bardhin në mënyrë publike. Ndaj ti janë përdorur shprehjeve që cenojnë dinjitetin personal” thuhet në deklaratë. Dhe duket se nuk është aspak e ekzagjeruar: Bardhi ka arritur të bëhet ylli i OJF-ve pro lirive për lidhjet gay, edhe pse në politikë është fundosur njëherë e mirë në Qarkun Fier në zgjedhjet e 2025-ës.
Organizatat feministe, liberale dhe promovuese të të drejtave të gjinive alternative i kanë dalë me shpatulla pas Bardhit, duke e mbrojtur nga debati në Kuvend. Nuk dihet ende pse LGBT është shqetësuar për kreun e Grupit Parlamentar të PD, pasi deklarat e Çaushit nuk lidhet me orientimet e mundshme seksuale të Bardhit apo ndonjë aludim tjetër.
“Do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh” – ishte deklarata e Çaushit, por duket se OJF-të në fjalë e kanë marrë si sulm ndaj ndonjë sfilate mode apo ndaj ndonjë parade LGBT.
Megjithatë Bardhi duket se ka gjetur mbrojtës të rinj apo ka aktivizuar ata të vjetrit në anën e LGBTI dhe organizatave të grave. Tani ai mund të , përderisa letra ishte aq serioze sa mbërriti deri në zyrën e Niko Peleshit.











